Skandali në Dibër, kardiologu zëvendësohet me infermier

Skema kriminale e blerjes së votave në Dibër është duke u shpërblyer për të garantuar vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme në vend. Kësaj radhe viktimë është bërë shëndetësia dhe një mjek i njohur i Dibrës.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka shkarkuar nga detyra mjekun kardiolog Artan Murati, që drejtonte Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë në Dibër dhe e ka zëvendësuar me Anisa Xhika (Doda) që është infermiere në profesion. Kaq i paturp është ky shkarkim sa Beqaj tallet me kardiologun në shkresën e shkarkimit, duke thënë se infermjerja do rrisë performacën në punë.
Edi Rama po i qendron fjalës së tij për të shpërblyer hajdutët e blerjes së votave në Dibër. Krimi elektoral që po përgatit Edi Rama për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme nuk po kursen as kardiologët.
Ky rast në Dibër vërteton qartë se, Edi Rama është plotësisht në shërbim të bandave, të cilat po i vesh me pushtet për të garantuar blerjen e votës së shqiptarëve. Edi Rama ka dorëzuar vendin në duart e krimit, ka kriminalizuar Parlamentin dhe administratën, mbushi vendin me drogë dhe po ndan miliardat e buxhetit për miqtë e tij, ku vetëm në shëndetësi ka ndarë 360 milionë euro koncensione.
Regjimi i Ramës është i korruptuar dhe kriminal, por më shumë se kaq, regjimi i Ramës është antihuman.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.