Mustafi flet pas gabimit ndaj Sunderland

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, bëri një gabim ndaj Sunderlandit që i kushtoi me gol, ku vendasit barazuan rezultatin në 1:1 nga pika e bardhë – më herët për ‘Topçinjtë’ kishte shënuar Sanchez. Por, fal Olivier Giroud, i cili u rikthye nga lëndimi, Arsenali riktheu sërish epërsinë – francezi shënoi dy gola të shpejtë para se Sanchez të shënojë për rezultatin përfundimtar 4:1. Për këtë fitore është shprehur tejet i lumtur edhe Mustafi, i cili nuk ka dashur të përmend atë gabim që bëri në minutën e 65-të. “Fitore 4:1 si mysafirë i Sunderland. Të lumtur që në fund morëm tre pikë”, tha Shkodran Mustafi për fitoren e ‘Topçinjve’ ndaj Sunderlandit.