Mashtrimi i Ramës me NIPT-in për fermerët për mos t’u dhënë subvencionet

Kreu i PD Basha reagoi dje pas takimit të Ramës me fermerët, ndërsa dënoi përpjekjet e tij për të mos u dhënë fermerëve subvencione. Ai tha se NIPT-i për fermerin është justifikimi i Ramës për të mos iu dhënë subvencione. Fermerët nuk kanë dhe nuk do të kenë nevojë për NIPT sepse kanë numrin e tyre personal të identifikimit. “Nuk i kupton dhe nuk do t’i kuptojë Rama fermerët që ankohen për bujqësinë. Ca thonë e ka nga injoranca, se në punë të ekonomisë dhe bujqësisë është bylmez. Ca thonë e ka nga droga, nga prodhimi dhe konsumi. Fermerët hallexhinj, por të zgjuar e dinë se e ka nga hajdutëria.
Interesi i tij i vetëm janë paratë dhe pushteti, prandaj kujdesin e ka vetëm për kriminelët dhe trafikantët, të cilët i garantojnë para dhe pushtet. Për fermerët ka talljen, arrogancën, përbuzjen.
S’ka para për fermerët ju thotë Edi Rama kudo që shkon, sepse paratë i ka për vete, për miqtë dhe klientët e tij. Vetëm në 1 vit, 88 milionë dollarë kanë marrë 11 klientë, ndërtues dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës. 92 milionë dollarë të tjerë janë shpenzuar për zyra, makina, orendi, bileta avionësh. 180 milionë dollarë vetëm në një vit kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe miqve të tij.
Dalin e teprojnë këto para për të subvencionuar çdo fermer shqiptar dhe për të investuar në kanale kulluese e vaditëse, për të asfaltuar rrugë dhe nderuar ujësjellës.
Nuk ka e nuk do të ketë as investime, as subvencione me këtë Kryeministër. Edi Rama nuk ka zgjidhje për fermerët. Vetëm tallje dhe justifikime.
NIPT-i për fermerin është justifikimi i Ramës për të mos iu dhënë subvencione. Fermerët nuk kanë dhe nuk do të kenë nevojë për NIPT sepse kanë numrin e tyre personal të identifikimit.
Me numrin personal që ka çdokush në kartën e identitetit, me 100 milionë dollarë në vit buxhet për grante dhe jo kredi, ne kemi dhe do të japim zgjidhje për çdo fermer që punon dhe prodhon. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, shprehet Basha në reagimin e tij.