E-mailet e reja në duar të pista

FBI-ja tha të premten se do ta rihapte investigimin e saj në serverin privat e emailave të Hillary Clinton, pasi ka mësuar për “ekzistencën e emailave që duket se janë në unison me investigimin”, emaila që zyrtarët thanë më pas se u zbuluan në një investigim tjetër ndaj ish-kongresmenit Anthony Weiner. Në një letër drejtuesve të Kongresit, Drejtori i FBI-së James Comey thotë se, ekipi i ngarkuar për të parë në serverin e Hillary i raportoi atij të enjten për emaila të rinj, që kishte gjetur “lidhur me një rast tjetër palidhje me të”. “FBI-ja nuk mund të vlerësojë nëse ky material mund të jetë i rëndësishëm ose jo”, shkruan Comey, duke shtuar se “nuk mund të parashikoj sesa kohë do të na duhet për ta plotësuar këtë punë shtesë”.
Emailat u zbuluan, pasi FBI-ja mori në dorëzin pajisjet që i përkisnin Huma Abedin dhe bashkëshortit të saj, Anthony Weiner, raportoi “New York Times”, duke cituar zyrtarë të agjencive ligjzbatuese. Prokurorët firmosën një kërkesë gjyqësore për celularin e Weiner dhe regjistrime të tjera në fund të shtatorit midis supozimeve se ai po u dërgonte sms me sfond seksual një vajze 15-vjeçare.
Abedin është një prej ndihmëseve më të afërta të Hillary. Një zyrtar federal tha për gazetën të premten se, numri i emailave të zbuluara nga pajisjet elektronike të Abedin dhe Weiner qe në rendin e mijërave. Zhvillimet e reja i dhanë një goditje të rëndë një fushate presidenciale tashmë të trazuar me vetëm 11 ditë para ditës së votimeve. Clinton foli në një miting të premten, pasi doli lajmi, por nuk e përmendi njoftimin e FBI-së. Në një deklaratë të premten pasdite, kreu i fushatës së saj John Podesta i telefonoi FBI-së dhe Comey, për ta sqaruar njoftimin e saj. Bursat ranë menjëherë pas lajmërimit të FBI-së. Trump e mësoi lajmin në një miting të premten, duke thënë se “korrupsioni i Clinton është i një shkalle që nuk e kemi parë ndonjëherë. FBI-ja dhe Departamenti i Shtetit kanë shansin tani që ta rregullojnë gabimin e tmerrshëm që bënë”.
Skandali i emailave të Clinton e ka ndjekur nga prapa kandidaten presidenciale demokrate për më shumë se 1 vit. Në mars të 2015, ajo pranoi për herë të parë se e përdorte ekskluzivisht një llogari private emaili për të dërguar dhe marrë emaila të lidhur me punën teksa shërbente si Sekretare Shteti. Çështja e detyroi atë që t’i dorëzonte Departamentit të Shtetit rreth 30000 emaila të lidhur me punën, që janë dorëzuar me pjesë gjatë vitit të fundit. Por ajo fshiu rreth 30000 emaila të tjera nga serveri i saj që tha se, qenë të “natyrës personale: përpara se t’ia dorëzonte FBI-së në gusht, 5 muaj përpara se t’i jepte emailat individualë Departamentit të Shtetit.
Pete Williams i NBC-së raportoi të premten se emailat e sapozbuluara nuk qenë midis atyre fillimisht të mbajtura nga Clinton apo fushata e saj dhe u gjendën në një “pajisje” në një investigim të tjetër. Vendimi për ta rihapur çështjen nuk qe i lidhur me emaliat e nxjerra nga WikiLeaks apo hakerimi rus, tha Williams. Një zyrtar amerikan i tha “Associated Press” se, emailat e sapozbuluara lidhur me investigimin e Clinton nga ana e FBI-së nuk erdhën nga serveri privat i saj. Pas shqyrtimit të emailave të saj për më shumë se 1 vit, Departamenti i Shtetit finalizoi një raport të ashpër në maj që konkludonte se ajo “nuk veproi në përputhje” me politikat e tij kur zgjodhi të përdorë një llogari private emaili për të bërë punë shtetërore. Departamenti i Shtetit fajësoi Clinton dhe paraardhësit e saj për menaxhim të keq të emailit dhe informacionit tjetër kompjuterik, si dhe për t’u përgjigjur mengadalë rreziqeve të sigurisë kibernetike.
Dy muaj më pas, FBI-ja vendosi që të mos i rekomandojë Departamentit të Drejtësisë të ngrejë akuzë kundër Clinton, duke thënë se sjellja e saj nuk e kalonte pragun e përdorur për të procesuar shkelës që shpërndanin informacion të klasifikuar nëpërmjet kanalesh jo të klasifikuara. “Duke shikuar në investigimet tona lidhur me keqpërdorimin apo heqjen e informacionit të klasifikuar, ne nuk mund të ngremë një çështje që do të mbështeste akuza penale lidhur me këto fakte”, tha Comey në korrik, pasi FBI-ja e mori në pyetje Hillary për 3 orë rreth përdorimit të serverit teksa punonte në Departamentin e Shtetit. Trump e quajti vendosmërinë e FBI-së “shumë të padrejtë” dhe tha se po të zgjidhej President, do të “rraste brenda” për skandalin e emailave. Sistemi i pazakontë i emailave të Clinton u krijua nga një punonjës i stafit gjatë fushatës presidenciale të saj të 2008. Ai zëvendësoi një tjetër server privat të përdorur nga bashkëshorti i saj Bill. Serveri i mirëmbahej nga Bryan Pagliano, i cili punonte si drejtor i IT-së në fushatën e Hillary përpara se t’i bashkohej Departamentit të Shtetit në maj të 2009. Në 2013, të njëjtin vit që u largua nga Departamenti i Shtetit, Clinton punësoi një kompani të vogël IT-je me qendër në Denver të quajtur Platte River Networks për ta mirëmbajtur sistemin. Clinton ka kërkuar falje për përdorimin e serverit të emailave, ndërsa këmbëngul se kurrë nuk dërgoi apo mori informacion të konsideruar si të “klasifikuar” nëpërmjet llogarisë private të emailit. Lajmet i vënë vulën një jave jashtëzakonisht të trazuar për fushatën e Clinton në ditët e fundit të fushatës. Ajo përfshiu nxjerrjen e një dokumenti të botuar nga WikiLeaks të titulluar “Bill Clinton, Inc” që ngrinte pikëpyetje rreth sfumaturës së ndarjeve të qarta midis bamirësive të Fondacionit Clinton dhe financave personale të Hillary. Dhe administrata Obama konfirmoi kësaj jave se premiot e sigurimit shëndetësor lidhur me shkëmbimet e bëra nga Affordable Care Act do të rriten konsiderueshëm në 2017.

Skandalet e perversit që rrezikon Hillaryn

Një pervers në fillesë të rihapjes së hetimeve për Clinton. Disa emaile të zbuluara në laptopin e ndihmëses së saj, Huma Abedin mund të dëmtojnë jo pak fushatën e kandidates demokrate për President të SHBA.
Shumë emaile të Clinton u gjetën, ndërsa FBI po hetonte burrin e ndihmëses së Clinton, Anthony Weiner. Hetimet ndaj tij u bënë, pasi ai rezultoi të ishte i përfshirë në skandale seksuale me të mitur.
“Daily Mail” publikon foto dhe mesazhet që me përmbajtje seksuale që ai i dërgonte një të miture.
Gjatë kontrollit të FBI-së, në shtëpinë e Weiner dhe ndihmëses së afërt të Clinton u gjetën shumë emaile të Clinton, kur ishte Sekretare Shteti.
Kandidatja demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton thyen heshtjen një ditë, pasi FBI-ja njoftoi rihapjen e hetimit për përdorimin e një emaili privat, ndërkohë që shërbente si Sekretare Shteti.
Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, thotë se është e sigurt se hetimi i ri i agjencisë FBI për emailat e saj, nuk do ta ndryshojë konkludimin e parë, që ajo të mos akuzohet.
“Populli amerikan meriton t’i ketë menjëherë faktet e plota dhe komplete”, tha mbrëmë vonë, Hillary Clinton.
Ajo ka kërkuar nga agjencia FBI që “ta shpjegoje këtë çështje, pavarësisht se çka është ajo, pa vonesë”.
Hetuesit federalë thanë se ata do të zhvillojnë hetime për emailat e rinj që janë paraqitur lidhur me përdorimin e serverit privat të emailit, ndërsa kanë mbetur vetëm dy javë nga votimi për President.
Hetimi i FBI është përqendruar kësaj here në faktin nëse përdorimi i serverit privat nga ana e zonjës Clinton, derisa ishte Sekretare amerikane e Shtetit, ka mundur të ketë pasoja në çështjen e informatave sekrete.
Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, thotë se është e sigurt se hetimi i ri i agjencisë FBI për emailat e saj, nuk do ta ndryshojë konkludimin e parë, që ajo të mos akuzohet.
“Populli amerikan meriton t’i ketë menjëherë faktet e plota dhe komplete”, tha mbrëmë vonë, Hillary Clitnon.
Ajo ka kërkuar nga agjencia FBI që “ta shpjegojë këtë çështje, pavarësisht se çka është ajo, pa vonesë”.
Hetuesit federalë thanë se, ata do të zhvillojnë hetime për emailat e rinj që janë paraqitur lidhur me përdorimin e serverit privat të emailit.
Ky njoftim i bërë nga drejtori i agjencisë FBI, James Comey, në një letër dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara, e ka shtuar paqartësinë në fushatën presidenciale amerikane, më pak se dy javë para ditës së zgjedhjeve.
Tashmë FBI ka zhvilluar hetime, nëse përdorimi i serverit privat nga ana e zonjës Clinton, derisa ishte Sekretare amerikane e Shtetit, ka mundur të ketë pasoja në çështjen e informatave sekrete.
Në muajin korrik të këtij viti, Comey tha se hetuesit nuk kanë gjetur asgjë ilegale, por e ka kritikuar Clinton për vlerësim të gabuar. Aso kohe, Clinton pati kërkuar falje.

Përgatiti
ARMIN TIRANA