Florenzi, gati kontrata “e përjetshme” me Romën

Karriera e Alessandro Florenzit është e përcaktuar mirë. Mesfushori italian do të qëndrojë përjetë te Roma, duke ndjekur shembullin e Francesco Tottit dhe Daniele de Rossit. Klubi verdhekuq nuk ka ndërmend të privohet prej tij dhe ka përgatitur një kontratë të re për Florenzin, që e lidh atë përjetë me klubin roman.
Përpara një viti, Pallota kishte deklaruar se verdhekuqtë e kishin si synim të mbanin Florenzin përgjithmonë në skuadër, e mesa duket momenti për të bërë rinovimin ka ardhur, duke parë se kontrata aktuale e lojtarit me Romën skadon në vitin 2019. Vullneti për të firmosur këtë kontratë ekziston te të gjithë. Ajo që mbetet është nisja e bisedimeve me Alessandro Lucin, që është agjenti i Florenzit që nga koha kur ai ishte pjesë e skuadrave zinxhir të Romës.