Ballina Politikë Vjedhja e radhës, 1.6 miliardë lekë tender kompanisë së Beqes nga Fondi...

Vjedhja e radhës, 1.6 miliardë lekë tender kompanisë së Beqes nga Fondi i Sigurimeve

KOMISIONI I SHENDETESISE - Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Shendetesise, ku eshte diskutuar per shkurtimet e personelit shendetesor ne spitale, buxhetin e vitit 2016 dhe paketen fiskale./r/n/r/nHEALTH COMMITEE - Health Minister Ilir Beqaj, speaks during a session of Labour, Social Issues and Health Parliamentary Committee.

Ilir Beqja vijon zhvatjen e parave publie përmes kompanisë së tij Intech +, ku së fundi Fondi i Sigurimeve Shoqërore pritet ti akordojë një tender prej 1.6 miliardë lekësh për shërbime IT. Denoncimi është publikuar dje nga ish kryeministri Berisha ku një nëpunës dixhital ka denoncuar “vjedhjen e radhës prej 1.6 miliardë lekësh të Ramës dhe Beqes me një tender për IT, të cilin e përgatisin që ta fitojë kompania e ministrit hajdut Beqja, Intech+”.
Konkretisht në denoncimin e publikuar nga Berisha thuhet: “Përshëndetje zoti Berisha, Duke ju uruar ditëlindjen tuaj dua të ju informoj për një MEGA aferë që po organizon Fondi i Sigurimeve Shëndetësore me urdhër të Ramës për një tender IT në vlerën: 1.6 miliardë lekë, që është përgatitur për t’u fituar së shpejti nga kampioni korrupsionit Ilir Beqja dhe kompania e tij “Intech +” në bashkëpunim me derivatin e tij firmën “Fastech”.
Të lutem konsiderojeni këtë informacion që është totalisht i vërtetë dhe bëjeni publik që të parandalohet dhe një tjetër tender korruptiv që po organizohet nga Rama dhe ministri i Ramës. Duke shpresuar në vullnetin tuaj të palëkundur që do t’i shkoni deri në fund kësaj afere, mundësisht mos me nxirrni emrin, sepse më largojnë menjëherë nga puna”.

Exit mobile version