Putin: Asnjë ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA

Russia's President Vladimir Putin (R, back) walks in as he attends a session during the Week of Russian Business, organized by the Russian Union of Industrialists and Entrepreneurs (RSPP), in Moscow, March 19, 2015. Putin said on Thursday that the central bank's key rate remains rather high, but it is warranted by current conditions. REUTERS/Maxim Zmeyev

Presidenti Putin i bëri komentet dje në Indi, gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga televizioni, ku i cilësoi akuzat amerikane një përpjekje për të larguar vëmendjen nga “problemet e shumta” me të cilat ndeshen Shtetet e Bashkuara.
Komentet e zotit Putin bëhen më pak se dy ditë pasi nënpresidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi se “po i dërgojmë një mesazh Putinit”. Ai tha për rrjetin televiziv “NBC” të premten se kundërpërgjigjja amerikane ndaj sulmeve kibernetike ruse “do të bëhet kur të vendosim ne, në rrethana që do të japin rezultatin më të madh”.
“Mund të presësh çdo gjë nga miqtë tanë amerikanë”, tha zoti Putin të dielën. Ai shtoi se dihet gjerësisht se, “organizma zyrtare në Shtetet e Bashkuara spiunojnë dhe përgjojnë këdo”.
Këto komente pasojnë një deklaratë të përbashkët më 7 tetor të drejtorit të Zbulimit Kombëtar dhe shefit të Agjencisë për Sigurinë e Vendit ku ata e akuzojnë zyrtarisht Moskën për ndërhyrje të paligjshme në rrjetet dhe sistemet kibernetike të organizatave politike amerikane.
Këto akuza lidhen me ndërhyrjen në llogaritë e brendshme të e-mail-eve në Komitetin Kombëtar Demokratik. Amerikanët e kanë akuzuar Moskën se ka orkestruar përmes WikiLeaks nxjerrjen e informacionit të përftuar nga ndërhyrja në llogaritë e e-mail-eve.
Të dielën Presidenti rus tha “Dua t’i siguroj të gjithë, përfshirë miqtë dhe partnerët tanë amerikanë: Nuk kemi në plan të ndërhyjmë në fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara”.
Në korrik Kremlini u akuzua nga stafi i kandidates demokrate, Hillary Clinton se kishte ndërhyrë në e-mail-et e Komitetit Kombëtar Demokratik.
Shumë analistë perëndimorë e kanë akuzuar më pas Moskën se preferon kandidatin republikan, Donald Trump si President i ardhshëm, duke sjellë si shembull lëvdatat e përsëritura të zotit Trump në adresë të Presidentit Putin dhe komentet e tij për nevojën që të ketë lidhje më të ngushta mes dy vendeve.