Rama tradhtoi popullin për paratë e mafias së plehrave

Ministri i Drejtesise Eduard Halimi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku deputeti i PD Gent Strazimiri, ka kerkuar interpelance me Ministrin e Drejt볩s렅duard Halimi dhe me Ministrin e Financave, Ridvan Bode, ku kishte si ceshtje kryesore masat e marra nga qeveria per demshperblimin e ish te perndjekurve politike.

Eduard Halimi

Partia Demokratike ka depozituar javën e kaluar kërkesën për miratimin me ligj të Parlamentit të zhvillimit të një referendumi popullor, nëse Shqipëria duhet të importojë apo jo plehra, mbetje. Populli duhet të vendosë me po ose jo.
Opozita kërkon që për këtë çështje madhore, të vendosë sovrani në mënyrë të drejtpërdrejt. Që demokracia të jepet drejtpërdrejt, nga ata që na kanë sjellë këtu, votuesit tanë dhe jo. Sepse çështja është e një rëndësie të veçantë jetike, për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e fëmijëve dhe brezave. Për importimin ose jo duhet të vendosin ata që na kanë sjellë në këtë ngrehinë dhe jo ne që jemi këtu.
Çështja që shtrohet në këtë ngrehinë, është nëse do t’i lejojmë ata që na kanë votuar të vendosin apo meqë i morëm votën nuk kemi nevojë t’i pyesim. Nëse qytetarët duhet të votojnë dhe të vendosin apo duhet të triumfojë filozofia, ju morëm votën, tani për 4 vjet mbylleni gojën se vendosim ne për ju.
Opozita kërkon që të vendosë populli. Por proçedurat në rregullore janë fleksibël, mund t’i nënshtrohet ky ligj për diskutim sot apo brenda 3 javëve. Për shkak të afateve, opozita kërkon që çështja të futet në rend dite sot. Qytetarët ta marrin vesh sot, nëse kjo ngrehinë, do të jetë ngrehinë e demokracisë, e popullit, e sovranit që na ka zgjedhur, apo do jetë ngrehinë e mashtrimit, ngrehina e hipokrizisë, ngrehina e tradhëtisë ndaj qytetarëve.
Konferenca e kryetarëve vendosi që kjo çështje mos futej sot, por të shtyhej. Shtyrja doemos që favorizon kompanitë, ata të cilëve iu bë favori 2 javë më parë në dëm të qytetarëve.
Unë nuk dua të ribëj diskutimin e javës së kaluar, të cilën e bëri qartë doktor Berisha dhe kolegët e mi, por ama duhet të them se para 5 vitesh edhe ne ishim skeptikë nëse shteti do e mbante nën kontroll importimin e mbetjeve, plehrave. Por ama ka një të vërtetë të madhe. Ne pranuam që për këtë çështje të vendoste populli. Ne i dhamë të drejtë sovranit të vendosë për fëmijët e tij, për brezat. Që kjo ngrehinë mos jetë me ngrehina e mashtrimit, hipokrizisë dhe tradhtisë ndaj qytetarëve. Që ky KM, apo ata që do vijnë pas tij, mos i mashtrojnë dhe tradhtojnë qytetarët, i marrin votën dhe pastaj t’i thonë shihemi pas 4 vjetësh.
‎Referendumi u vendos në dhjetor në 2013. Dhe e vendosëm ne, sepse ne kishim shumicën në KQZ. Faktet flasin qartë. Por çfarë bëtë, pasi erdhët në pushtet në shtator 2013? Ju i tradhtuat qytetarët. I pretë në besë, ia anuluat referendumin, vendimin përfundimtar dhe të prerë të sovranit. Ia punuat pas shpinë, i futët thikën në shpinë demokracisë direkte. E bëjmë ne tha Rama, nuk i tradhëtojmë qytetarët. Referendumi u anulua. Nuk u bë në dhjetor, nuk ia hoqën dorën shtetarëve për të firmosur për importim plehrash.
Sot ne kërkojmë pikërisht demokracinë direkte. Referendumin. Por përveç proçedurës, problemi më i madh i çështjes së plehrave është thelbi dhe qëndrimi politik që duhet të mbajnë palët këtu, të zgjedhurit e popullit. Çështja nuk është tek përpunimi i plehrave këtu, por importimi i mbetjeve nga jashtë. Është kaq retorike dhe mashtrim teoria se Shqipëria me demek do të jetë më e pastër nëse na vijnë plehra nga jashtë. Kjo teori e ka të shkruar në ballë: është mashtrim, është hipokrizi, është tradhti në funksion të parasë, lobimit, mafias padyshim.
Kjo është importimi i helmit, është importimi i vdekjes. Pak ditë më parë, sërish në rrethin vicioz të mashtrimit dhe hipokrizë Rama tha se nuk ka bërë sa duhet për të informuar qytetarët. Dhe me demek kërkoi falje. Ka po aq hipokrizi në këtë teori të Ramës. Sepse ligjin nuk pati guximin ta bënte vetë. T’i dilte para shqiptarëve dhe t’i thoshte se i kish mashtruar. E bëri në fshehtësi, tha se me demek nuk dinte gjë për ligjin se po e bënte një deputet. Se qeveria dhe ai nuk kishin dijeni, por disa deputetëve u kishte shkrepur në kokë të importonin plehra dhe ai nuk kishte ç’t’i bënte deputetëve.
Kjo është hipokrizia lapidare e një kryeministri. Dhe kulmi i saj u arrit javën e kaluar kur tha se, nuk kishte bërë mjaft për të informuar qytetarët, kur në të vërtetë kish futur kokën si struci. Ai ka bërë po aq mjaft, në favor të importit të plehrave sa dhe arriti të bëjë antimiting kundër Shoqërisë Civile. I hoqi zërin protestës dhe doli të fliste siç bëjnë të gjithë liderët delirantë dhe arrogantë me popullin.
Deliri i përzier me frikën nga protesta bëri që t’i hiqte zërin protestës dhe në orën që do flisnin qytetarët bllokoi foltoren me fjalimet e tij historike para partisë. Sot nuk pranoni që t’i japim zërin qytetarëve për t’u shprehur vetë. Po çfarë jemi këtu ne? Ne jemi asgjë. Ata që na kanë zgjedhur kanë pushtetin, kanë votën, kanë forcën për të përmbysur çdo regjim, çdo delirant, çdo arrogant me pushtetin, çdo tradhtar të votës, çdo mashtrues të vullnetit të popullit.
Unë nuk e di si ndiheni ju deputetë socialistë kur ecni në rrugë. Çfarë u thoni ju votuese në zonën tuaj për importimin e mbetjeve dhe plehrave? I gënjeni se do ua bëni më të pastër zonën? Po qytetarëve kur ju pyesin pse votuat të importoni plehrat, të importoni vdekjen? Si i gënjeni. I thoni se e kërkuan disa kolegë dhe nuk ia prishnit dot? Se nuk ia kthenit dot fjalën kryeministrit, apo i gënjeni se importimi i plehrave është si importimi i sheqerit siç tha Rama javën e kaluar?
Po kur hyni në lagje, çfarë u thoni fqinjëve që votuat importimin se lagjia do jetë më e pastër? Po kur hyni dhe dilni nga shtëpitë? Çfarë u thoni fëmijëve tuaj. Ju pyesin juve ata? Mua më pyesin të mitë. Çfarë u thoni, se jeni përdorur për të helmuar të ardhmen, fëmijët? Janë fakte të njohura botërisht se sëmundjet e rënda, në gjak vijnë 90% nga lëndët toksike në ajër, që digjen nga mbetjet, plehrat dhe futen në trup. Se djegia e plehrave nga riciklimi, është helm është vdekje. Ndaj kompanitë dhe qeveritë nuk i duan pranë familjeve të tyre dhe i eksportojnë në vende ku gjenden qeveritarë të korruptuar dhe i shkelin syrin mafies në shkëmbim të parave me vdekjen.
Shumë prej jush këtu mendojnë se ndoshta helmi i mbetjeve nuk troket në derën tuaj, dhe se fati ndoshta nuk do e bëjë që të trokasë. E sinqerisht nuk ia uroj askujt.
Por kjo, nuk është e vërtetë. Unë jam shembulli, por ne nuk duhet të presim që të trokasë tek vetja që pastaj të mendojmë për qytetarët. Jo absolutisht. Një fjalë e lashtë latine, thotë: o njeri me mend, provoje në trupin tënd, nëse ty të dhemb, edhe tjetrit i dhemb.
Ndaj që mos jetë vonë nesër, kur ndonjë tjetër të ngrihet në vendin tim këtu, para se të votoni kundër kërkesës së opozitës për t’i dhënë sot popullit, votuesve që na kanë zgjedhur të vendosin për fatin e të ardhmen e vendit, mendoni dy herë. Mendojeni si detyrë për votuesit që na dhanë karrigen dhe na i heqin prapë, na dhanë zhgunin e deputetit dhe na i heqin prapë, dhe mendoni si prindër, si bij, si familjarë për të ardhmen; a doni të importoni plehrat, mbetjen, helmin dhe mendojeni dy herë jo si politikanë, por në trupin tënd, nëse juve ju dhemb tek familja juaj, edhe atyre që janë jashtë ju dhemb tek familja e tyre, tek fëmijët e tyre.
Që të vendosin qytetarët dhe që kjo ngrehinë, salla e Parlamentit, mos jetë ngrehina e mashtrimit, hipokrizisë dhe tradhtisë ndaj qytetarëve. Jepini sot qytetarëve të drejtën për demokraci direkte, mos ia mohoni të drejtën e jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, por dhe familjeve tuaja dhe fëmijëve tuaj.