Si të aplikoni për Lotarinë Amerikane

Në orën 18:00 janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ambasada Amerikane ka publikuar edhe të dhënat çfarë duhet që të dini dhe si të aplikoni. Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.
Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe. Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit se Programi i Lotarisë DV-2018 hapet sot në 18:00. Regjistrimet për Lotarinë DV-2018 fillojnë sot në orën 18:00 dhe mbyllen më datë 7 Nëntor 2016, ora 18:00. Para se të regjistroheni, lutemi lexoni udhëzimet këtu:http://photos.state.gov/libraries/a… për të parë nëse jeni i kualifikuar për t’u regjistruar, si dhe për të shmangur gabimet në regjistrim, të cilat mund t’ju penalizojnë më vonë.
Përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit, me përmasa 600×600 piksel me sfond të bardhë. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Ju mund të aplikoni vetëm tek http://dvlottery.state.gov/ gjatë kësaj periudhe.