Ballina Sport Kombëtarja grumbullohet në Vaduz

Kombëtarja grumbullohet në Vaduz

22 destinacione të ndryshme nga e gjithë Europa e bashkojnë Shqipërinë në Vaduz. Nga Baku, Ren, Zagrebi apo Grozni, paraditja e së hënës i gjeti thuajse të gjithë lojtarët e kombëtares një e nga një të akomoduar në Komod Hotel të Vaduzit për të startuar përgatitjet për sfidën më delikate të grupit ndaj Lihtenshtetint. Trajneri Xhani de Biazi kishte mbërritur aty një ditë më parë, ku së bashku me të ishin bashkuar të dielën dhe Memushaj, Balaj e Roshi, ndërsa stafi teknik i kombëtares u bë pjesë e grumbullimit paraditen e së hënës.
Shqetësuese mbetet gjendja e Armando Sadikut, i cili ende ndjen dhembje në gjurin e dëmtuar 2 javë më parë dhe rekuperimi i tij nuk është ende i plotë, madje vetëm pak orë para mbërritjes së tij në hotelin e kombëtares, ai ishte duke kryer disa vizita të tjera mjekësore për të parë më mirë gjendjen e tij. Në një gjendje jo të mirë erdhi në grumbullim edhe Jahmir Hyka, i cili ka vuajtur një gjendje gripale gjatë së dielës dhe nuk ishte në kondicionin e duhur. I vetmi lojtar që nuk është bashkuar me skuadrën nga lista e 26 lojtarëve është  Rei Manaj që nuk do të jetë pjesë e skuadrës pas dëmtimit që mori në ndeshjen e fundit Pescara-Kievo.

Exit mobile version