Ballina Sport Lihtenshtejni i vështirë

Lihtenshtejni i vështirë

Në Shqipëri pritet me kërshëri lista e të grumbulluarve për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën, të vlefshme për eleminatoret e Rusi 2018, por ndërkohë De Biasi e prek paksa temën e ndeshjeve të radhës së Kombëtares, teksa flet në radhët e të përditëshmes Tuttosport, që e ka intervistuar për një opinion në lidhje me skuadrat italiane të impenjuara për Europa League. De Biasi paralajmëron për sfidën me Lihtenshtejnin, ndërsa shprehet:
“Kemi një seri ndeshjesh, e para mund të duket e lehtë, por nuk është e tillë, pastaj do të përballemi me Spanjën që është rikthyer në nivelin e pak viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikë. Niveli teknik i futbollistëve të Kombëtares spanjolle është i jashtëzakonshëm, ashtu siç janë dhe vetë lojtarët, duke nisur nga Diego Costa te David Silva apo Jordi Alba”, u shpreh de Biasi.
Shkëlzen Gashi pritet të mbetet jashtë Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtenshtajnit  dhe Spanjës, edhe pse po shkëlqen në futbollin amerikan me skuadrën e Colorado Rapids. Gashi ka ruajtur një ecuri të mirë në skuadrën amerikane Colorado, gjë që nuk e bën me Kombëtaren. Pas përballjes me Maqedoninë, kishte shumë kritika për ndeshjen e Shqipërisë, sidomos për disa lojtarë të veçantë, siç ishte Gashi. Mbase ndikon mospërshtatja në rolin e mesfushorit anësor, ose diferenca bie në sy, pasi në Amerikë ka një tjetër nivel me Evropën.
“Niveli teknik i lojtarëve të kombëtares spanjolle është i jashtëzakonshëm ashtu si lojtarët e saj, nga Diego Costa te David Silva, Jordi Alba. Me pak fjalë, një ndeshje dosido”, ka theksuar ai.
Më pas edhe një tjetër konfirmim besnikërie në drejtim të Kombëtares, me De Biasin që pyetjes nëse është e vërtetë se mund të shkonte te Dinamo e Zagrebit siç u përfol pak ditë më parë. Mediat kroate ditë më parë kanë shkruar se trajneri italian është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës nga Zagrebi.
“Nuk pata asnjë telefonatë nga ta, pastaj unë kam një kontratë me Kombëtaren shqiptare, jam i kënaqur që drejtoj Kombëtaren dhe synoj ta respektoj këtë impenjim”, tha trajneri i Kombëtares.
Gianni De Biasi shikon me vëmendje çdo ndeshje të Serisë A, ku më herët ka punuar si trajner te skuadrat si: Torino, Udinese e Brescia. Selektori i Kombëtares shqiptare, në një intervistë për Tuttomercatoweb ka folur për skuadrat pertinente për titull në Serinë A.
“Juve, Napoli, po pastaj? Kujdes Interin, i cili nuk ka angazhime në Ligën e Kampionëve, dhe mund të përqendrohet mbi një objektiv të vetëm. I shoh Neroazzurrët si një skuadër që mund të krijojë probleme”, ka deklaruar De Biasi.

Exit mobile version