Hicfeld: Si më shkarkoi Hënes dhe ja pse iku Guardiola

Ottmar Hitzfeld, former German football player and head coach of the Swiss national football team, is pictured prior to the Group A Champions League football match FC Bayern Munich vs SSC Napoli in the Allianz Arena in the southern German city of Munich on November 2, 2011. Bayern Munich won the match 3-2. AFP PHOTO / CHRISTOF STACHE (Photo credit should read CHRISTOF STACHE/AFP/Getty Images)

Otmar Hicfeld fitoi shumë tituj në krye të pankinës bavareze. Legjenda gjermane e drejtoi për 7 vite në dy mandate (1998-2004; 2007-2008), karrierë të cilën e kurorëzoi me fitoren e Championsit. Gjatë një interviste për “Sky”, 67-vjeçari gjerman flet për largimin e Guardiolës, shkarkimin e tij si dhe kritikën e Rumeniges në vitin 2007.
“6 vite te Bajerni janë njësoj si 15 vite në një skuadër tjetër. Je gjithmonë nën presion. Mendoj se dy vite ishin të tepërta”, sqaron Hicfeld, i cili është i vetmi trajner që ka fituar dy Champions me dy klube të ndryshme gjermane. Më pas, ai mirëkupton edhe largimin e Guardiolës nga Bajerni pas tre vitesh.
“Guardiola iku pas tre vitesh, sepse e ndjeu që e kishte humbur durimin dhe kënaqësinë. Këtë gjë e vë re se si ndihen lojtarët dhe sa i aftë je të japësh dhe marrësh më shumë”, u shpreh ish-trajneri i Bajernit, i cili e ka përjetuar vetë këtë ndjesi pas sezonit 2002-2003.
“Kaloja net pa gjumë. Më filluan dhimbjet e shpinës dhe shkova të mjekohesha te MylerVolfart. Nisa të bëja gjilpëra. Nuk kisha fuqi të jepja dorëheqjen. U çlirova në momentin që më erdhi Uli Hënesi dhe më lajmëroi për shkarkimin”. Kujtojmë që Hicfeld u sëmur edhe me depresion vitet e fundit në krye të Bajernit. Otmar Hicfeld nuk kishte kundërshtime nga shkarkimi në vitin 2008. Ai ka mbetur i pakënaqur më shumë nga sjellja e Rumeniges.