“Do ta hedh Guardiolën në gjyq”

Pep Guardiola mund ta shohë shumë shpejt veten në bankën e të akuzuarve për trajtimin që po i bën Jaja Turesë. Vazhdon lufta e menaxherit të mesfushorit dhe trajnerit të Mançester Sitit, pasi Turesë ju komunikua se ai nuk do të luajë më për skuadrën për sa kohë agjenti i tij nuk kërkon ndjesë për komentet kundër Guardiolës tri javë më parë, sepse katalanasi e la jashtë listës së Champions-it.
Por, ndërsa këshilltari i Turesë, Dimitri Seluk, ka nisur një luftë verbale ndaj trajnerit që ka vendosur ta lërë 33-vjeçarin jashtë ndeshjeve të Europës, vetë Jaja e ka ruajtur qetësinë deri në këto momente. Megjithatë, në shpërthimin e radhës, Seluk mendon se Siti po thyen ligjet e kontratës duke i mbajtur anën Guardiolës. Dhe për diçka të tillë, ai po mendon që t’i drejtohet gjykatës.
“Ajo që Guardiola po bën, është e paligjshme. Ai mendon se mund të sillet në këtë mënyrë sepse Jaja është në vitin e fundit të kontratës dhe rregullat e FIFA-s përcaktojnë se ai mund ta apelojë këtë vendim vetëm në fund të sezonit. Por e vërteta është se Jaja po ndëshkohet pa fakte dhe për gjëra që ai nuk i ka thënë. Si menaxher dhe mik i tij është detyra ime të flas dhe unë ndiej se ai nuk po trajtohet ndershmërisht.
Vetë Jaja është sjellë profesionalisht dhe nuk ka thënë asgjë për Guardiolën dhe situatën e tij në Mançester. Besoj se po thyen ligjet e punësimit, kështu që të shohim”, tha Seluk, duke e risulmuar edhe një herë tjetër trajnerin dhe e quajtur një person me karakter m…
Rregullat e FIFA-s përcaktojnë se një lojtar mund ta prishë kontratën nëse ai nuk zgjidhet të grumbullohet në të paktën 10% të ndeshjeve të një sezoni kur ai nuk është i dëmtuar apo pezulluar. Por ligji parashikon që një paditje e klubit për një gjë të tillë mund të bëhet vetëm në fund të sezonit.