Bankat fshijnë 230 milionë euro kredi të humbura

An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K

Në harkun kohor të 18-muajve bankat kanë fshirë nga bilancet më shumë se 32 miliardë lekë kredi të humbura ose rreth 230 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Duke filluar nga janari 2015, bankat janë të detyruara nga kërkesat rregullative të ndërmarrin procesin e pastrimit të bilanceve, fshirjen e kredive që gjenden në kategorinë “e humbur” për më shumë se 3 vjet.
Në bazë të kësaj kërkese, sektori bankar fshiu nga bilanci i tij 14.1 miliardë lekë kredi të humbura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, 12.9 miliardë lekë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2015 dhe 5.9 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.
Siç shihet nga shifrat, procesi i pastrimit të bilanceve nga kreditë e humbura ka vijuar, por me ritme më të ngadalta se gjatë vitit 2015.
Nëse kredia e humbur nuk do të ishte fshirë, Banka e Shqipërisë arsyeton se, rritja e tepricës së kredisë gjatë periudhës do të ishte 3%. Por e ndikuar nga procesi i fshirjes së kredive të humbura, teprica e kredisë shënon një tkurrje prej 0.3% në fund të periudhës.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2016, teprica e kredisë me probleme është zgjeruar me 11.7%, në nivelin 119.3 miliardë lekë, duke u reflektuar në zgjerimin e raportit të kredive me probleme. Prurjet e reja të kredive me probleme nuk kanë mundur të mbulohen nga kreditë e fshira në gjysmën e parë të vitit, duke rezultuar në zgjerim të stokut të kredive me probleme.
Brenda strukturës së kredive me probleme, zgjerimi i konsiderueshëm i klasës nënstandard (në 30.8% të totalit të kredive me probleme, nga 23.3% në dhjetor 2015, tregon se ka një fluks të ri në klasat e kredisë me probleme; nga ana tjetër, tranzicioni brenda klasave të kredisë me probleme shfaq migrimin drejt klasës “së humbur”, e cila është zgjeruar me 2% gjatë periudhës, pa konsideruar efektin e kredive të fshira.