Sërish vlerësime për Strakoshën

Thomas Strakosha vazhdon të bëjë mirë me Lacion, duke marrë vlerësime pozitive nga mediat italiane edhe pas ndeshjes së dytë si titullar në fitoren 2-0 përballë Empolit të dielën.
E përditshmja më e madhe sportive përtej Adriatikut, “Gazzetta dello Sport”, e vlerëson 21-vjeçarin e kombëtares shqiptare me notën 7, një ndër më të lartat e ndeshjes, sikurse “Corriere dello Sport” dhe “Il Messaggero”. Ndërkohë “Sportmediaset” i vë notën 6.5, duke e cilësuar si pozitive ndeshjen e “gardianit”.
Të njëjtën vlerësim i bën edhe portali “Calciomercato”, me këtë koment: “Në ndeshjen e parë si titullar në shtëpi, impenjohet pak derisa Xhilardino ia vë reflekset në provë. Për pak sa nuk gabon në një rivënie dhe bën një dalje të pamenduar, duke u kërkuar falje tifozëve. Tregohet vendimtar ndaj Puçarelit”.