Bayerni, gjen që tani pasuesin e Ançelotit

Në Gjermani dihet, programimi është gjithçka, aq më tepër në një institucion si Bajerni i Mynihut. Bavarezët janë mësuar të planifikojnë për një të ardhme afatgjatë, pasi kursesi nuk duan që të gjenden në një farë mënyre të papërgatitur. Për këtë arsye, sipas informacioneve që përcjell “Daily Star”, në Bavari problemi tani është që të vendosin se cili do të jetë trajneri pas dy viteve, kur te Bajerni të përfundojë epoka e Ançelotit. Emri më i kuotuar për 2018, është ai i Jurgen Klopp, që prej pak kohësh ka firmosur një kontratë që e lidh me Liverpool deri në 2022, dhe që para se të merrte drejtimin në Anfield, pati një histori të lavdishme me rivalët e Bajernit në Gjermani, Borusian e Dortmundit.
Ançeloti te Bajerni po shijon një fillim të mrekullueshëm, pasi ka fituar 8 ndeshje nga 8 të luajtura që kur ka shkuar në krye të stolit, duke fituar trofeun e parë Superkupën, dhe me një avantazh prej 3 pikësh në klasifikim ndaj Borusias së Dortmundit, por me sa duket as gjithë këto shifra nuk i mundësojnë italianit që të qëndrojë larg zërave të merkatos. Në fund të fundit gjermanët mendojnë gjithmonë për të ardhmen, Ançelotit i duhet të impenjohet për të tashmen.