Kryeministri i Malit të Zi, ua thotë copë serbëve: Kosovën e keni humbur që në brezat e mëparshëm

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanoviç, gjatë një interviste për median serbe “B92”, ka lëshuar disa mesazhe të forta për klasën politike dhe opinionin në Serbi. Duke folur për çështjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi, veprim ky që u prit shumë keq nga serbët. Gjukanoviç sqaroi se me këtë akt, askush në Malin e Zi nuk kishte për qëllim të dëmtonte Serbinë.
“E kuptoj sjelljen emocionale të publikut serb për çështjen e Kosovës, por askush në Mal të Zi nuk kishte ndonjë dashakeqësi sepse askush nuk i bën keq dikujt që e sheh kaq të afërt. Njohja u konsiderua prej nesh si një akt që duhej bërë për të përmirësuar situatën në rajon, më shumë stabilitet dhe kthim i besimit.
I kam thënë Tadiçit, por edhe Vuçiçi se përshtypja ime ishte se ajo që aktualisht Serbia po përjeton kur vjen puna te Kosova, nuk është mospjesëmarrja në zgjidhjen e problemit. Serbia e kohës sonë nuk e ka atë privilegj. Ajo mundet vetëm të marrë një faturë të një beteje të humbur, e humbur në brezat e mëparshëm nga njerëz që merrnin vendime politike. Mos lejoni që t’u shpëtojnë shanse të vërteta të së sotmes dhe së ardhmes për shkak të një beteje që është humbur dikur”, deklaroi Gjukanoviç.