Eno Bozdo: Historia e persekutimit të familjes time

Në një shkrim të botuar në Gazetën “Tema” shpifet për familjen time dhe prejardhjen time. Për të gjithë ata që duan të dinë të vërtetën (ndonëse familjen e kam lënë gjithmonë jashtë politikës), dua të sqaroj se Irakli Bozo nuk është gjyshi im. Unë nuk kam asnjë lidhje me të.
Gjyshi im është Vasil Bozdo, diplomuar në Itali, një antikomunist i vendosur. Babai i tij (stërgjyshi im) ishte Taq Bozdo, tregtari më i madh i Myzeqesë, të cilit komunistët i konfiskuan gjithë pasurinë. Origjina ime është thellësisht e djathtë, në sajë të gjyshit dhe babait tim që më mbrujtën me këtë frymë.
Por Gazeta “Tema” shkruan absolutisht një mashtrim të madh. Edhe pse nuk është hera e parë që “Tema” dhe gazeta të tjera shpifin, është e para herë që reagoj, sepse familja është e shenjtë. Shpresoj në mirëkuptimin e atyre që lexojnë këtë status timin sot.