Ballina Politikë Rezultati i Dibrës, dëshmi e regjimit të oligarkisë së krimit

Rezultati i Dibrës, dëshmi e regjimit të oligarkisë së krimit

Deputeti demokrat, Kastriot Islami e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve në Dibër si dëshmi e regjimit të oligarkisë së krimit dhe korrupsionit në vend. Përmes një prononcimi për mediat, Islami tha se përmes këtyre zgjedhjeve u dëshmua funksionimi i kartelit të drogës apo i kultivimit të drogës.
“Një deklaratë të parë lidhur me zgjedhjet e bëri kryetari i PD, Basha që janë konturet e qëndrimit që unë besoj se do të detajohet në ditët në vijim. PD ka pasur një kandidat shumë të mirë. Jo vetëm që erdhëm pas një kandidati që u largua për shkak të një skandali, por e djathta në krahasim me 2015-n rezulton e unifikuar, pra nëse më parë ka pasur 4 kandidatë tani kishte vetëm 1, sepse 3 kandidatët e tjerë një vit më parë morën nga 1600 vota. Marrëdhëniet brenda koalicionit të mazhorancës kanë qenë të dukshme problematike, mes PS e LSI, midis LSI e PDIU, e brenda socialistëve.
E vetmja komponente që rezulton jashtë analizës politike është ajo që unë e quaj regjimin e oligarkisë të krimit dhe banditizmit, këtë radhë ka shtuar një komponent që e ka përdorur në mënyrë kapilare, është ajo e kartelit të drogës apo e kultivitimit të kanabisit. Jua them me detaje se si ka funksionuar ky mekanizëm për të justifikuar këtë lloj rezultati, i cili në një analizë normale politike në një bastion të së djathtës duhet të shkonte në një rezultat rreth 3-10% në favor të kandidatit të djathtë”, tha Islami.

Exit mobile version