Ballina Ekonomi Alarmi i kredive, kredimarrësit e mirë po kthehen në problematikë

Alarmi i kredive, kredimarrësit e mirë po kthehen në problematikë

An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K

Huat nënstandarde (3-6 muaj vonesë), kategoria e parë kur një kredi fillon e klasifikohet si problematike, janë rritur ndjeshëm me 68% në 7-mujorin e këtij viti…
Teksa kredia me probleme shënoi një rritje të fortë në korrik, duke u ngjitur në 21.15%, të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave mundësojnë një vështrim më të detajuar mbi profilin e kredimarrësve.
Rezulton se është pikërisht rritja e fortë e kredive nënstandarde (kur këstet e kredisë nuk paguhen për një periudhë nga 91 deri në 180 ditë nga data e caktuar) që ka përkeqësuar treguesin e NPL-ve. Huat nënstandarde janë kategoria e parë kur një kredi fillon e konsiderohet problematike. Kjo kategori është rritur me 68% në korrik, në raport me dhjetorin 2015, apo rreth 120 milionë euro më shumë, çka tregon se nuk është vetëm efekti i Kurum International, që shpalli falimentin në korrik dhe kishte rreth 30 milionë euro kredi në bankat shqiptare.
Banka e Shqipërisë i klasifikon kreditë në 5 kategori, hua standade (deri 30 ditë vonesë), hua në ndjekje (1 deri 3 muaj vonesë), hua nënstandarde (3-6 muaj vonesë), hua të dyshimta (6 muaj deri në 1 vit vonesë) dhe të humbura (mbi 1 vit vonesë). Një hua që është deri në 3 muaj vonesë (standarde ose në ndjekje) nuk llogaritet si problematike, por nëse kalon 3 muaj që nuk kthehet, atëhere klientit i shkon emri në Bankën e Shqipërisë si problematik dhe huaja klasifikohet si NPL.
Në të njëjtën kohë me rritjen e kredive nënstandarde janë ulur huat në ndjekje (principali ose interesi nuk është paguar për një periudhë prej 31 deri 90 ditësh nga data e pagesës së këstit, por që ende klasifikohen si kredi të mira). Kjo tregon se huamarrësit e mirë janë kthyer tashmë në problematikë, duke kaluar në një kategori më poshtë atë të huave nënstandarde.
Huat e humbura (mbi një vit vonesë), pasi u rritën në prill dhe maj, kanë shënuar një rënie të lehtë në dy muajt në vijim, ndërsa ato të dyshimta (6 muaj deri në 1 vit vonesë) nuk kanë shënuar luhatje të madhe.
Pesha e huave të mira fare, atyre standarde (deri në një muaj vonesë) ka zbritur në 73% të totalit nga rreth 75% që ishte në dhjetor 2015.

Rritja e kredisë me probleme

Kredtë e pakthyera në afat në banka kanë shënuar një rritje të fortë në muajin korrik, duke u ngjitur në 21.15%, duke u zgjeruar me të paktën tre pikë përfundje në raport me fundin e 2015-s.  Të dhënat  janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë. Edhe në raport me një muaj më parë, huat e pakthyera në afat janë shtuar me 1.2 pikë përqindjeje.
Në dhjetor të vitit të kaluar, treguesi i huave që nuk janë kthyer në banka të paktën për tre muaj (NPL) shënoi një rënie të fortë, duke zbritur në 18.22%, nga 22.8% që kishte qenë në dhjetor 2014. Por, më shumë se përmirësim të ecurisë së bizneseve dhe rritje të aftësisë së tyre paguese, kjo ulje reflektonte fshirjen e kredive me probleme, që kishin të paktën tre vjet që nuk ktheheshin, nga bilancet e bankave. Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë u fshinë rreth 23 miliardë lekë.

Exit mobile version