Baloteli 2 gola në fitoren e Nice

Debuton në mënyrën më të mirë të mundshme Mario Baloteli me fanellën e Nice. Sulmuesi italian shënoi dy gola në fitoren 3-2 ndaj Olympique Marseille. Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Nice u zhvillua me një ritëm të çmendur. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Balotellit nga pika e bardhë (7), ndërsa Thauvuin barazoi në të 14-ën.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por në të dytën Bafetimbi Gomis kaloi Marseille në avantazh, por në të 78-ën, Baloteli shënoi një tjetër gol në mbrëmjen debutuese. 3 minuta nga fundi, Wylan Cyprien ngriti peshë të pranishmit në “Allianz Riviera”. Një sukses i pabesueshëm për Nice që gjatë merkatos së verës ka bërë shpenzime të rëndësishme.