Ti themi rilindjes ndal! E keni mbushur kupën

Agim KACA

Unë jam Agim Kaca. Jam socialist. Bashkëshortja ime, Mandarina Kaca është socialiste, ajo ka përshëndetur në mitingjet e Edi Ramës në 2013, duke bërë thirrje të votohet Edi Rama me programin e tij që premtoi në 2013. Por sot, unë jam këtu para jush, për një obligim shumë të madh. Unë jam këtu, për tiu bërë thirrje ju, për një bashkim qytetar që të ngrihet kundër elitës qeveritare, e cila është e lidhur me krimin, korrupsionin, drogën.
Unë jam këtu sot, për tiu bërë thirrje që të votoni Sherefedin Shehun.
Fitorja e zotit Sherefedin Shehu për mua nuk është fitore e Partisë Demokratike, fitorja e Sherefedin Shehut për mua nuk është fitore e Lulzim Bashës.
Është fitorja e popullit dibran! Eshtë fitorja jonë, pa dallim bindjeje, feje, pa dallime partiake. Kjo fitore në kushtet aktuale ku është Shqipëria sot, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për tiu thënë kësaj oligarkie sunduese, pashallarëve të rilindjes: “Ndal” e keni mbushur kupën. Duhet të largoheni. Era e ndryshimit duhet të fillojë nga Dibra.
Unë jam i sigurutë se më 11 shtator populli dibran është aq i mençur sa të dallojë të bardhën nga e zeza.
Fitore në këto zgjedhje!