Maskarada me shkollën e lartë

Maturantët protestuan dje përpara Parlamentit, duke tentuar që të bllokojnë hyrjen e këtij institucioni për deputetët. Ata u mblodhën para ambienteve të Parlamentit, ku kërkuan ndryshimin e formulës së pranimit, e cila sipas tyre ka lënë jashtë ata me mesatare të lartë.
Në një moment, tubimi i maturantëve është tensionuar kur ata kanë tentuar të hyjnë në Kuvend, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë që ka ndërhyrë për largimin e tyre nga perimetri i sigurisë.
Sipas maturantëve, ndryshimi i rregullave në fund bëhet me qëllim favorizimin e universiteteve private. Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se, maturantët duhet të presin listat përfundimtare, të cilat dalin më 20 shtator.
Maturantët që nuk e kanë gjetur veten në listat fituese thonë se, mesatarja që ishte kriteri kryesor i vendosur nga institucionet e Arsimit të Lartë për t’u pranuar në auditore nuk është marrë parasysh, pasi jashtë listave thonë ata kanë mbetur studentë me rezultate shumë të larta dhe mesatare gati në 10.
“Ata që kanë nota të mira nuk janë shpallur fitues. Kjo amulli është bërë që studentët të shkojnë drejt privatit, duke bërë korrupsion”, tha një nga maturantët. Ndërsa një tjetër u shpreh: “Ne nuk ndalim protestat, kërkojmë rikthimin e sistemit të mëparshëm, nuk jemi të përgatitur me këtë lloj sistemi për pranimin në universitet”.

Denoncimet e maturantëve

Mesazhe të maturantëve të ndëshkuar në mënyrë të pamëshirë me antireformën e arsimit, për interesa pasurimi të Edvinit dhe Linditës, shkatërruesve të arsimit shqiptar! Ju lutem lexoni vet klithmat therëse e të dhimbshme të maturantëve! sb

1
Unë që po ju shkruaj jam një maturante dhe ndihem vërtet e indinjuar me gjithë rrëmujen që po krijon kjo palo reformë në arsim. Mesatarja ime e tre viteve të gjimnazit është 9.87, ndërsa ajo sipas mënyrës së llogaritur nga AKP, duke mbledhur dhe pesë provimet e maturës arrin 9.17 dhe është për t’u habitur sesi unë kam dalë ndër 10 të parat në renditjen e universiteteve private dhe nuk fitoj në shtet asnjë degë?! Theksoj që ne nuk kemi qenë kurrë të informuar për gjithë këto ndryshime të cilat nisën në prill, ndërkohë që ne kishim përcaktuar lëndët që do jepnin për provimet me zgjedhje që në mars. Gjithashtu çuditem me faktin sesi mua më ulën pikë pse nuk kam zgjedhur Sociologji, Filozofi apo Psikologji. Kjo reformë lindi e vdekur! Ju lutem dhe juve të bashkoheni në protestën tonë dhe të na ndihmoni të mos na çojnë në djall mundin dhe djersën e gjithë këtyre viteve, për pak shoë prej një piktori. Faleminderit”

2
Po ju shkruaj si të isha mbesa juaj
Ky shkrim shkon për Ministrinë e Arsimit. Po ju drejtohet një “fëmijë”, i cili ka dy ditë që mallkon veten se nuk ia doli. Një “fëmijë” që iu shkatërruan ëndrrat në disa sekonda.
Pse? Sepse ne nuk kemi forcën dhe fuqinë të ndërhymë “në punet e shtetit”.
Sot më shumë se kurrë mund ta quajnë Reformën në Drejtësi vrasëse.
Po po!
Ka qenë gjithmonë fjala që peshku i madh e han të voglin. Dhe me ne kështu ndodhi. Kam parë maturante që qajnë me dëshpërim duke parë se si në ca numra të rëndomtë nuk pasqyrohet mundi i tyre. Maturantë që shohin të ardhmen e tyre t’iu kalojë në një kompjuter të rëndomtë…E ardhme që nuk arritën ta preknin dot me dorë.
Sa nga ne po ndihen të dështuar sot?
Ndërkohë që ne jemi rrëzuar pinjollët e kryetarëve të kësaj qeverie bredhin nëpër shtete të huaja me kokën lart dhe me bursa, sepse kanë “krahët e ngrohta”.
Dhe na mësojnë ta duam Shqipërinë. Të jemi qytetarë të denjë. E si mund të jemi kur ju s’na e jepni mundësinë të tregojmë veten?
Bravo Reforma në Arsim!
Bravo “zonja” ministre!
Ke fituar urrejtjen e të gjithë rinisë.
Keni treguar se e drejta nuk ka për të fituar kurrë.
Na hytë në hak! Na zhvlerësuat 12 vite mund, pagjumësi dhe sakrificë.
S’më mbetet gjë tjetër për të thënë veçse uroj që një ditë…një ditë t’iu vrasë ndërgjegja për këtë makabër që bëtë.
Sepse është vërtetë makabër.
Ne do të ringrihemi. Ta premtojmë. Dhe uroj që unë personalisht në një të ardhme të afërt të të kem përballë…pse jo të zej vendin tënd dhe të bëj me nipërit e t’u të njëjtën gjë që ti na bëre ne. Bota është portokalle.
Zoti ju mallkoftë ju..dhe të gjithë ata që morën pjesë në krim.

Klara M”

3
“Doktor ju lutem shikoheni pak pranimet e maturantëve në universitet, pasi kanë lënë maturant me mesatare 9.4 jashtë. Asnjë degë të fituar nga 10 degë që kishte përzgjedhur. Ju lutemi të na ndihmoni, pasi vetëm te ju i kemi shpresat. Ju faleminderit”.

4
“Zoti Berisha, ju lutem bëjeni problemin e sistemit arsimor problem në Kuvend. Jeni shpresa e vetme e mijëra maturantëve që kanë derdhur djersë e mund për të arritur një shkollë të mirë po ky shtet edhe ne që arrijmë një mesatare të paktën 9,04 sa e kam personalisht nuk na jepet e drejta e studimit në asnjë degë, ndërsa në sistemin e drejtësisë që duan të nxjerrin breza “shembullore” nxjerrin njerëz me mesataren 7,85. Si këto ka plot raste të tjera. Ju lutem po na shkatërrohet jeta, disa njerëz kanë arritur deri në ekstrem sa të duan t’u japin fund jetës së tyre, sepse po u shkatërrohet e ardhmja, njësoj si njerëzit që s’kishin para për të paguar energjinë elektrike dhe futeshin në burg. Jeni shpresa e vetme e këtij vendi se po na drejtojnë qelbësira e jo njerëz…”

5
“Zoti Berisha përshëndetje! Uroj të jeni mirë! Ju flas në emër të shumë maturantëve si puna ime që me mesatare 9 dhe lart nuk arritëm të kapim shkollën që mund të kapet me një nivel mesatar..çfarë duhet të bëjmë ne .? Jemi tepër të irrituar nga arsimi nga ministrat sikur të mos mendonin që jemi shqiptarë, duan nuk duan ata jemi ne e ardhmja e këtij vendi. Do ju lutesha për fakt se jeni një individ që iu dëgjohet zëri të bënit diçka, sepse në të vetëm s’jemi askush për ta. Të falenderoj dhe respekte!”

6
“Prsh zoti Berisha po ju a dërgoj juve këtë sms që ndryshe nga kryeministri jonë i dashur mendoj që do e merrni në konsideratë.
Unë si mijëra maturantë të tjerë nuk jemi të kënaqur me mënyrën e pranimit në universitetet shqiptare.
Jo se nuk e meritojmë apo nuk plotësojmë kërkesat, por që nuk kemi lekë për të paguar apo ndonjë mik në MASH.
Mijëra maturantë që kanë mbaruar me sakrificë dhe mundime gjimnazin kanë ëndërruar të studiojnë në universitet, por ëndërr e cila nuk do zgjasë shumë, ëndërr e cila do të shkatërrohet nga njerëz dhe parti e fëlliqur që zgjedh për ministre Arsimi një njeri si Lindita Nikolli.
Flm nqs e publikoni
Dhe anonim ju lutem nqs e publikoni
Se ndryshe do të ngel pa shkollë gjithë jetën…”

7
“Zoti Berisha, po na lenë pa universitete me notën 9.6 dhe nuk na japin shkollë çfarë lesh qeverie është kjo dashtë Zoti dhe mbase kanë sy në ballë këta njerëz që vitin tjetër të fitojë PD”.

8
“Zoti Sali Berisha, shpresoj mos t’ju kem bezdisur me këtë mesazh. Jam një maturante të cilës ju është mohuar e drejta për t’u futur në universitet.. mesataren e kam mbi 8 po ka dhe shumë maturantë të tjerë, të cilët janë me mesatare 9 e sipër dhe nuk kanë rezultuar fitues në asnjë universitet.. nuk e di çfarë po ndodh …çfarë ka ndodhur me këtë shtet? Në kohën kur ishit ju në qeveri çdo gjë ishte e saktë dhe e rregullt ..ndërsa tani nuk po marrim vesh asgjë..madje as Lindita Nikolla nuk jep asnjë lajm as në TVv as në internet asgjë se çfarë do të bëhet me të ardhmen tonë. Nesër në orën 10 përpara Kryeministrisë do të organizohet një protestë nga shumë maturantë.. Shpresoojmë me gjithë zemër që ajo protestë të na ndihmojë për diçka. Por se di kemi nevojë dhe për mbështetjen tuaj.. Shpresoj ta lexoni këtë mesazh dhe ta merrni në konsideratë kërkesën tonë … Ju faleminderit”.

9
Unë që po të shkruaj jam një aplikante për universitet, por si shumë të tjerë jam djegur dhe unë nga ky sistem që është bërë. Nga ju kërkoj vetëm një fare ndihme, një farë opinioni apo orientimi se nga duhet t’ia nisim për t’i bërë ballë kësaj qeverie dhe të paktën sado pak të na dëgjohet zëri! Do jem në pritjen e përgjigjes suaj dhe shpresoj që të na orientosh! Faleminderit për mirëkuptimin dhe kohën tuaj! Gjithë të mirat!

10
Jam një maturant, i cili si shumica e të tjerëve s’më ka dalë shkolla në asnjë vend, dhe kjo për faj të kujt?!
Sigurisht për faj të zotit Edvin dhe të asaj Linditës që mos pafshin pikën e hajrit. Për faj të reformës së tyre në arsim me qëllim kryesor që të pezullonin 80% të maturantëve, duke i lënë pa shkollë. Unë doja t’ju kërkoja ndihmë që të rrëzojmë këtë pushtet sa më shpejt këtë qeveri të poshtër dhe të bëjmë diçka se na ikën 12 vite që kemi derdhur mund dhe djersë kot. Me mirënjohje dhe respekte të thella për ju”.

11
“Ju dërgoj këtë mesazh sepse zoti kryeministër nuk na merr seriozisht aspak vetëm na fshin komentet që i themi. Dhe na injoron komplet. Kisha një mesatare mbi 9 në testime. Dhe me mesatare 10.38 në tre vite shkollë, dhe prap nuk arrita të fitoj degë të Mjekësisë këtu në Shqipëri. Ndërkohë vendet e Bashkimit Europian si Gjermania ishin të gatshëm për këtë gjë vetëm se mungesa financiare për këtë vit ma bëri të pamundur. Ju lutem nuk dimë çtë bëjmë më”.

12
“Shpresa jonë për arsim sapo vdiq bashkë me të edhe e ardhmja jonë… më saktë ajo e ardhme që meritonim dhe dëshironim. Shikoj maturantë të dëshpëruar dhe demoralizuar për këtë që ju ndodhi. Edhe sigurisht edhe unë i bashkohem sepse nuk e meritojmë ..jo, jo nuk e meritojmë jemi lodhur e kemi shpenzuar për këto 3 vite me shpresë se mbase marrjes së diplomës së gjimnazit ne do të synojmë më tepër synuam se do të bëhemi dikushi ..po në këtë vend çfarë të bëhesh që të bëhemi ashtu siç duam ne?
E vetmja mënyrë ndoshta është të bëhemi simpatizant të Partisë Socialiste …po po kjo është e vetmja mënyrë ..sepse në këtë mënyrë unë do i kapja të 10 degët që hodha …
Por jo unë dhe shumë maturantë nuk do bëhemi simpatizant të një partie ..të atij shteti që po na heq çdo ditë e më tepër të drejtat tona ..Na shkatërroi të ardhmen i nderuar zoti Sali Berisha..Na coptoi zemrat ..janë fjalë zemre dhe unë nuk di se çfarë t’ju kërkoj ju..por i vetmi person në këtë vend që më erdhe në mendje ishit ju. Unë e di dhe jam e sigurt që sdo na kishit bërë këtë që na bëri ‘kryeministri’ dhe ‘Linda’ e tij. Ti na ke mbështetur dhe vazhdon ta mbështetësh këtë vend.
Ndoshta ti do mendosh edhe për ne në kët rast ..ne kërkojmë mbështetje ..kërkojmë që e drejta jonë të vihet në vend.
Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj.
Nesër duam të protestojmë të gjithë bashkë, por shumë nga maturantët kanë frikë siç dihet në këto situata të gjithë mendojnë se ç’vlerë do kishte një protestë e jona e kush do na dëgjonte!!..
Nqs do kishim mbështetjen tuaj çdo kush nga ne do ishim pak më të sigurt me veten tonë.
Unë besoj se ju s’do na lini vetëm në këtë situatë.
Unë besoj tek ju.
Ne të gjithë besojmë tek ju.
Me gjithë respektin dhe dashurinë për ju nxënësja e “Andon Zako Çajupi”-t Tiranë.
Ju uroj më të mirat.

13
Unë jam një ndër maturantet e këtij viti dhe jam shumë e zhgënjyer, sepse nga 10 preferenca me mesatare 8 nuk arrita të fitoj asnjë degë ..nuk e di ku do shkojmë me në krye Lindita Nikollën dhe Edi Ramën …ju lutem pres një përgjigje jam shumë keq ..vota ime dhe e familjes time ka shkuar dhe do të shkojë gjithmonë për ju …ju lutem mos e publikoni këtë mesazh ju lutem shumë …me respekt një maturante ….”