Ballina Sport Veset absurde të yjeve të futbollit

Veset absurde të yjeve të futbollit

Nga Cristiano Ronaldo te Neymar. Ata janë disa prej lojtarëve që e kanë bërë botën ta dashurojë futbollin. Gjithsesi, edhe pse në pamje të parë mund të konsiderohen njerëz pa asnjë të metë, për yjet e fushave të blerta ka edhe një anë të errët. Ata janë shpesh herë tekanjoze dhe deri-diku të pakuptueshëm me kërkesat dhe veset absurde që kanë. Kështu, Cristiano Ronaldo është i fiksuar pas pasqyrës. Pas çdo dushi ai qëndron admiron trupin e tij për minuta të tëra dhe në Botërorin 2014 kërkoi një dhomë hoteli me sa më shumë pasqyra. Ronaldinho edhe pse është një kujtim i largët për futbollin europian, gjatë aventurës që pati me Besiktas prezantoi një listë me kërkesa ku më e çuditshmja ishte prenotimi i 7 biletave të linjës Stamboll-Rio çdo muaj për të qëndruar sa më pranë familjes. Ai dëshironte gjithashtu një makinë me shofer të disponueshëm 24/24.
Në Barcelonë, i ati i Neymar kërkoi një avion privat për të ndjekur nga afër çdo ndeshje të djalit të tij. Kërkesë të ngjashme kishte edhe bashkëshortja e David Beckham, Viktoria gjatë transferimit të mesfushorit te Milani. Ajo kërkoi një helikopter me kohë të plotë, një pishinë termale, një qëndër fitnesi, një stilist personal dhe një kuzhinier të specializuar në ushqimet bio. Të gjithë e dinë frikën që Dennis Bergkamp ka nga fluturimet me avion dhe për këtë arsye, përpara firmës me Arsenalin, holandezi kërkoi që klubi të hiqte dorë nga ai për të gjitha transfertat ku skuadra duhej të udhëtonte me avion.
Eto’o, përveç pagës 20 milionë euro në sezon te Anzhi, kërkoi një avion privat dhe një vilë luksoze në Moskë. Gervinho nuk pranoi të firmoste për Al Jaziran, pasi klubi nuk i siguroi një plazh privat dhe një helikopter personal. Pjesa më e vështirë për transferimin e Paul Ince te Interi ishte gjetja e një vile unikale për bashkëshorten e tij, pasi në të kundërt anglezi nuk do të kishte firmosur. Në vitin 2013, Osvaldo kaloi kufi imagjinate. Ai nuk pranoi të luante në transfertën e Romës në Pescara, pasi udhëtoi drejt Londrës për të ndjekur koncertin e Rolling Stones.

Exit mobile version