Ballina Aktualitet Tahiri premtoi rritje page për policët, por u mban 200 mijë lekë...

Tahiri premtoi rritje page për policët, por u mban 200 mijë lekë nga rroga

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pak ditë më parë kur shkoi për ngushëllim në familjen e efektivit të vrarë të FNSH-së Ardian Kodra, tha se do t’i kërkojë Kryeministrit Edi Rama që të rriten pagat për punonjësit e policisë. Por, duke lënë mënjanë këtë premtim për rritje page, policët nuk e kanë marrë të plotë rrogën për muajin gusht. Burimet nga policia thanë se secili efektiv ka marrë 8 deri në 20 mijë lekë të reja më pak nga paga mujore.
Kjo shumë iu është mbajtur me argumentin se paratë e paguara më herët për orët shtesë nuk ishin tatuar dhe ky tatim iu është llogaritur në pagën e muajit gusht. Për vitin 2015, Policia e Shtetit ka marrë nga buxheti një fond rreth 220 milionë lekë për orët suplementare të punonjësve të saj. Afërsisht e njëjta shifër ishte parashikuar edhe për këtë vit.

Exit mobile version