Bie fitimi neto i bankave në Kosovë

Kreditë e korporatave u rritën në 6.3% ose 1.41 miliardë euro, ndërsa kreditë individuale u rritën me 15.4% ose 770 milionë euro. Fitimi neto i bankave të Kosovës në shtatë muajt e parë të vitit 2016 ka rënë me 11.2% ose 46.7 milionë euro. Këto të dhëna janë publikuar edhe nga Banka Qendrore.
Portofoli i kredisë në sektorin bankar në fund të muajit korrik qëndronte në 2.18 miliardë euro, kurse në qershor kjo shifër tregonte 2.17 miliardë euro. Depozitat individuale u rritën me 4.6% apo 2 miliardë euro, ndërsa depozitat e korporatave u rritën me 5.3% duke arritur në 574.3 milionë euro. Depozitat në valutë u rritën në 135.2 milionë euro.
Totali i aktiviteteve të sistemit bankar u llogaritën në 3.5 miliardë euro deri në fund të korrikut ose 4.7% më shumë se një vit më parë. Të dhënat përfshijnë rezultatet financiare të dhjetë bankave në Kosovës. Bankat më të mëdha të vendit në drejtim të qarkullimit vjetor janë Banka Kombëtare Tregtare, Banka Raiffeisen në Kosovë dhe ProCredit Bank.