Përse nuk shmanget dot pabarazia

Pascal-Emmanuel Gobry

Mund të jetë gjetja më dëshpëruese në shkencat sociale. Një studim i ri u përpoq të vlerësojë lëvizshmërinë e brezave, duke parë emrat e fundit, dhe zbuloi se njerëzit me të ardhura me të larta në Firencen e vitit 2011, ishin pasardhësit e njerëzve me të ardhurat më të larta në vitin 1427, rreth 600 vjet më parë.
Mobiliteti social, ose mungesa e tij, vazhdonin “pavarësisht trazirave të mëdha politike, demografike dhe ekonomike që kanë ndodhur mes dy viteve”. Që të mos mendoni se ky problem është i izoluar vetëm në Itali, më lejoni t’ju siguroj: Nuk është. Gjetje të ngjashme ka patur në vende të ndryshme të botës që përfaqësojnë kultura, histori, sisteme politike dhe ekonomike shumë të ndryshme, duke përfshirë Suedinë, Anglinë, Shtetet e Bashkuara, dhe madje edhe Kinën, në dritën e revolucionit Maoist.
Shumica prej nesh në Perëndimin modern demokratik, priren të mendojnë se lëvizshmëria e gjeneratave është e dëshirueshme dhe e arritshme. Sigurisht, shtresëzimi social ekziston, por, mendojmë ne, përmes politikave të duhura, mund t’i sigurojmë çdo fëmije të shtresës më të ulët të mbërrijë diçka minimale.
Por, nëse lëvizshmëria sociale në një shkallë më të madhe thjesht nuk është e mundur? Nëse Kryetari Mao, që e dërgoi të gjithë elitën e vendit të tij në kampet e vdekjes dhe ato të punës, s’mundi të riorganizonte ekuipazhin, pse të mendohet se do tia dilte Bërni Sanders?
Pavarësisht nga rrethanat, njerëzit e pasur do të kenë gjithmonë fuqinë për të kaluar tek privilegjet e tyre, pavarësisht nëse kjo fuqi e merr formën e pushtetit aktual politik, parave, statusit, kapitalit dhe lidhjeve sociale, apo kapitalit njerëzor. Në këtë çështje, rëndësia e lidhjeve familjare në fakt nuk mund të ekzagjerohet.
Prindërit vazhdimisht progresistë, do të bëjnë çdo asgjë për të siguruar që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollat e duhura, dhe të gëzojnë çdo avantazh që munden, madje edhe në kurriz të atyre më pak të privilegjuar. Dhe pse të mos e bëjnë këtë? Përpjekja për të ndihmuar fëmijët të kenë sukses, është thjesht ndër instinktet më të fuqishme që ekzistojnë, të ndërfutura në gjenet tona përgjatë evolucionit mijëvjeçar.
Në qoftë se ju të shtoni se konstatimi i kësaj aftësie njohëse është i trashëgueshëm, mund të arrini të kuptoni se pse aristokracia është këtu për të qëndruar, ndoshta përgjithmonë. Pra, çfarë do të thotë kjo, dhe çfarë mund të bëjmë ne për këtë? E pra, kjo mund të përbëjë një problem për konservatorët, të cilët zakonisht kundërshtojnë programet e rishpërndarjes, duke vënë theksin tek barazia e mundësive, por jo tek barazia e rezultateve.
Por rezulton se, barazia e mundësive është një mashtrim. Kur e majta thotë se ‘kuverta e anijes’ është bërë pirg kundër djalit të vogël, ok, ata kanë të drejtë. Por ky mund të jetë një problem edhe më i madh për liberalët. Në fakt, i tërë arsyetimi i tyre kryesor mund të bazohet tek një mashtrim. E majta kërkon barazinë sociale dhe lëvizshmërinë, por mund të rezultojë se këto gjëra nuk janë vetëm të vështira për t’u arritur, por krejtësisht të pamundura.
Sendërs dhe përkrahësit e tij, besojnë se është e rëndësishme nëse ai ose Hilari Klinton merr emërimin si kandidat për president të SHBA, por në çdo rast Sendërs nuk do të ndikonte realisht tek lëvizshmëria shoqërore. Zgjedhja ndërmjet këtyre dy kandidatëve, është si të zgjedhësh mes një pistolete lodër dhe një pistolete të vërtetë për të sulmuar një divizion tankesh Panzer.
Harroni për një moment betejat e çmendura mes të majtës dhe të djathtës, dhe do të kuptoni se ky është një problem për vetë demokracinë. Siç e ka theksuar edhe Aleksis dë Tokëvil, tërheqja e vërtetë ndaj demokracisë nuk është liria, por barazia. Demokracia është tërheqëse për ne, pasi duam të jemi të barabartë me fqinjët tanë. E pra, duke gjykuar nga rezultatet, kjo nuk është duke ndodhur. Është thuajse e mjaftueshme që ju të besoni kritikën marksiste, sipas së cilës demokracia është një gënjeshtër e projektuar për të shfrytëzuar më lehtë proletariatin, duke e bërë këtë të fundit të besojë se ka një zë.
Tek e fundit, në qoftë se shtresëzimi social është thjesht i pamundur për t’u ndryshuar, neve ndoshta na duhet vetëm ta pranojmë këtë fakt. Kjo nuk do të thotë të pranojmë një aristokraci, dhe madje edhe një aristokraci të bazuar në linjën e gjakut. Por e dini se çfarë? Kjo është thjesht e tepër për t’u menduar.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI