Ballina Aktualitet Prenga, flotë droge në Patok, mbrohet nga kreu i policisë

Prenga, flotë droge në Patok, mbrohet nga kreu i policisë

Një oficer i SHKB në Ministrinë e Brendshme ka denoncuar disa skandale të ndodhura ditët e fundit. Nëpërmjet një mesazhi dërguar ish-Kryeministrit Berisha oficeri i SHKB deklaron se deputeti i PS, Armando Prenga ka një flotë skafesh të shpejtë në Patok dhe kjo flotë mbrohet nga drejtori i Policisë që e ka emëruar vetë Prenga. Sipas tij, droga e malit Shëngjin ishte e ish-deputetit Prenga, ndërsa policët u droguan nga kanabisi gjatë shuarjes së zjarreve.
Oficeri dixhital i SHKB informon:
– zjarri në pyjet e Shëngjinit dhe të Oroshit është vendosur me qëllim në parcelat e kanabisit
– Droga e malit Shëngjin ishte e ish-deputetit
-Kryetari aktual i Mirditës, baxhanak i Ramës në fshatrat e zonës së Selitës në kufi me Dibrën ka të mbjellë 25-27 mijë rrënjë kanabis.
-Oficerët e policisë u droguan gjatë shuarjes së zjarreve.
-Në Patok, Armando Prenga ka flotë skafesh të shpejta, i mbron vetë drejtori i Policisë i emëruar në detyrë nga vetë Armando. Sb”, shkruan Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e oficerit të SHKB
“Doktor përshëndetje. Jam punonjës i SHKB nga shërbimi marr vesh si më poshtë: Ai zjarri i madh në malin e Shëngjinit, tek “Rana e Hedhun” ka qenë i qëllimshëm. Policët e oficerët që kanë qenë aty më kanë thënë që ishte zjarrvënie e qëllimshme. E bukura është se vatrat e zjarrit kanë qenë në parcelat e kanabisit. Edhe në Mirditë po ashtu, kryetari aktual i Bashkisë, baxhanak i Ramës, në fshatrat e zonës së Selitës në kufi me Dibrën ka të mbjellura nga 25-27 mijë rrënjë. Këto i ka marrë me ambulancë, në kubikë. Ambulanca ka ba dhjetëra rrugë dhe i ka dërguar deri sipër ku dhe janë mbjellë. Edhe droga e malit të Shëngjinit drogë e ish-deputetit ishte. Çobani i shkretë është arrestu me urdhër të drejtorit të Policisë pa asnjë provë, vetëm se duhej arrestu një njeri kot, ma thanë oficerat e policisë. Edhe zjarri në Orosh ka rënë te parcelat e drogës një ditë para këtij. Oficerët e policisë ishin ba dru se kanë nejt afër ku ishte t’u u djeg droga. Në Patok, ka flotë skafesh të shpejtë që i ka grupi i Armando Prengës, i mbron ky drejtori që ka sjellë vetë Armandoja. Këtu janë të gjithë brenda. Padrino Armandoja i ka qenis punët. Flota e Patokut është gati!”, përfundon mesazhi i oficerit të SHKB.

Telefonata e rreme zbulon parcelat me kanabis në Korçë

Telefonata e ditës së mërkurë në Policinë e Korçës, se në Lekas ishin vrarë dy persona, rezultoi të ishte false. Në vend të viktimave, në fshatin Çerje forcat e policisë gjetën disa parcela të mbjella me kanabis. Policia dyshon se, telefonata është bërë me qëllim që ajo të binte në gjurmët e drogës. Ka dyshime se ajo mund të jetë kryer nga punëtorët e plantacioneve të mbjella me hashash, pasi nuk janë paguar nga personat që i zotërojnë. Grupi hetimor beson se në këtë mënyrë ata janë hakmarrë.
Në komisariat është shoqëruar personi në emrin e të cilit ishte regjistruar numri i telefonit që bëri thirrjen. Ai ka mohuar të ketë kryer atë, duke pretenduar se nuk e njeh atë numër. Sipas tij, dikush tjetër ka regjistruar atë numër nën identitetin e tij. Banorët e Lekasit thanë se kultivuesit e kanabisit qëndrojnë në pyje dhe në zonën e thellë të Çerjas janë nga Jugu i Shqipërisë dhe i identifikojnë si vlonjatë. Ata thonë se, janë kërcënuar nëse kalojnë lumin, që ndan pjesën e banuar me atë pyjore dhe të pabanuar.
Banorët e zonës që nuk pranuan të identifikohen thanë se mund të jetë vrarë një person me mbiemrin Llapanji. Ata pohuan se viktima merrej me kultivimin e bimëve narkotike dhe se para disa vitesh, ai kishte vrarë një person për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Jo vetëm kaq, por banorët u shprehën se trupi i viktimës mund të jetë zhdukur dhe se nuk mund të flasin më shumë, pasi kanë frikë se u ikën koka. Sipas tyre, policia po fsheh ngjarjen, e cila ka marrë shkas nga kontrolli i parcelave me hashash. “Ka pasur krisma armësh dhe është vrarë një person. Dyshojmë se viktima ka mbiemrin Llapanji. Para disa vitesh, ai ka vrarë një person nga fisi i tij po për drogë. Në atë kohë, ai u dënua vetëm me 3 vjet burg, pasi ngjarja u konsiderua si aksidentale”, thanë banorët. Sipas tyre, viktima e ditës së djeshme merrej me kultivimin e hashashit në këtë zonë.
Gjithashtu, banorët e Lekasit deklaruan se në zonën e tyre lulëzon hashashi. “Persona nga rrethe të ndryshme të vendit, si Fieri, Elbasani dhe Gramshi, kanë kultivuar në zonën tonë hashash. Ata kanë punësuar banorë të zonës, të cilët paguhen nga 20 mijë deri në 25 mijë lekë në ditë. Tokat tona janë zaptuar, dhe për këtë jemi ankuar disa herë në komunë dhe polici. Këta të fundit janë në dijeni se çfarë ndodh këtu, por deri tani nuk është marrë asnjë masë, ndaj kemi frikë të flasim më shumë, pasi na ikën koka”, u shprehën banorët.

Habilajt terror tek banorët për parcelat me kanabis në Nivicë

Nivica është kryeqendra e plantacioneve me kanabis, ndërsa policia nuk guxon t’u afrohet këtyre parcelave që ruhen me armë nga njerëzit e habilajve. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-kryeministrit Berisha. Oficeri dixhital informon: Në Kurvelesh janë mbjellë mbi 1.3 milionë rrënjë kanabis. Sipas tij, kryeqendër e plantacioneve të kanabisit është Nivica! Ai dërgon një foto të një are me kanabis të Saje qorrit dhe tezakëve të tij, famozëve Habilaj. Sb””, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit nga Vlora.
“Përshëndetje zoti Berisha… doja t’ju çoj një foto. Është bërë pikërisht sot në Kuç të Vlorës, ku parcelat e hashashit nuk kanë fund. Kryeplaku i fshatit, Viktor Baraj, bashkë me policin e zonës dhe disa të tjerë bëjnë terror në emër të Habilajve… Vendi specifikisht quhet “Arat e Bishajve”, Cergëz. Por kjo është vetëm një parcelë. Miq të mi në Komisariatin e Vlorës më thonë se, sipas vlerësimeve të tyre, në Kurvelesh janë të mbjella së paku 1,3 milionë rrënjë kanabis me kryeqendër Nivicën. Me respekt F.P”, përfundon mesazhi i qytetarit.
Po ashtu, ish-Kryeministri Berisha ka publikuar edhe një foto të një sere ku në vend të perimeve është mbjellë kanabis. “Suksesi tjetër i madh i Edvin Shullazit! Në Kanabistan serat e perimeve tani prodhojnë kanabis! Sb”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Ndryshon taktika e trafikut të drogës, tani përdoren motorë uji

Trafikantët shqiptarë të drogës duket se kanë ndryshuar strategji. Kështu një operacion i fundit i policisë italiane, i zhvilluar në Kanalin e Otrantos ka përfunduar me arrestimin e një shqiptari, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar 19-vjeçari me inicialet S.K, nga Vlora, ndërsa tjetri është arratisur dhe sipas mediave italiane është hedhur në det. Gjithçka nisi kur autoritetet panë dy “jet ski” që po i afroheshin bregut në San Foca (Leçe). Menjëherë nisi operacioni për kapjen e tyre. Ndërkohë referuar mediave italiane nuk është kapur drogë, pasi dyshohet se ajo është hedhur në det, përfituar edhe nga errësisë.
Pak ditë më parë policia italiane bllokoi dy motorë uji me 214 kg marijuanë nga Shqipëria, me vlerë 2 milionë euro. Dy mjetet të favorizuara nga errësira dhe kushtet e mira të detit, mendohet se kanë prekur tokën për të ofruar mallra të drogës. Pasi janë vërejtur në det dy mjetet lundruese, anije të shpejta të patrullimit të Guardia di Finanzas janë vënë në ndjekje të tyre.
Për t’i shpëtuar ndjekjes, trafikantët e njërit motor e kanë hedhur drogën në det. Gjysma tjetër, duke pasur parasysh afërsinë e bregdetit dhe avantazhin e fituar, preku në fshatin Frigole dhe trafikanti arriti të ikë në drejtim të paditur, për shkak të errësirës. Ndërkohë patrullat italiane janë vënë në kërkim të tij dhe po vijojnë kërkimet për ta kapur.
Policia italiane bëri të ditur se nëse do të dilte në treg droga kushtonte 2 milionë euro. Në pranga ka përfunduar shtetasi shqiptar T.L., nga Vlora. Ai u arrestua në flagrancë për posedim dhe trafikim të drogës, si dhe për shkelje të kodit të lundrimit dhe sigurisë në det.

Exit mobile version