Prag-Revolte në Dibër, 11 kriminelët tek votat

Angazhimi i strukturave kriminale të pushtetit dhe krimit të organizuar për të grabitur mandatin e kryebashkiakut të Dibrës ka sjellë një irritim te dibranët. Marrja me dhunë e zgjedhjeve mund të sjellë një revoltë që mund të nisë nga Dibra dhe përfundojë në Tiranë. Aktualisht situata në Dibër është e rënduar për shkak të strukturave të krimit të pushtetit të përfshira në fushatën elektorale. Situata e tensionuar ka sjellë një prag-revolte shpërthyese nga momenti në moment. Një grup i strukturuar kriminal është denoncuar dje nga Partia Demokratike si organizator të një skeme të mirëfilltë për blerjen e votave për zgjedhjet për kryebashkiak në Dibër. PD dorëzoi dje një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Renda për një grup të strukturuar kriminal i cili blen vota dhe kanosin votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama. Me emra të përveçëm, Partia Demokratike ka renditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup po ushtron presion tek votuesit në Dibër duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë. Ky grup kriminal i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, janë vënë në shërbim të skemës kriminale për blerjes e zgjedhjeve në Dibër. Në kallëzimin penal, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë mendjeherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë këta kriminelë të votës së lirë, të veshur me pushtet nga Edi Rama dhe lidhjet e tij kriminale. Konkretisht, nga të dhënat e mbledhura nga banorët e këtyre zonave, rezuton se shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave, si dhe është duke realizuar vepimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në zonat e Sllovës dhe Kalasë së Dodës. Ky shtetas rezulton nga verifikimi dhe raportimet e bonarëve të zonës, se ka marrë kontakt me qytetarë të ndryshëm të kësaj zone, duke ofruar para në këmbim të votave për kandidatin e ASHE z. Muharrem Rama. Gjithashtu, ky shtetas furnizon me mjete financiare edhe personat e mëposhtëm, që janë të ngarkuar me detyrën e shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër.  Nga ana tjetër, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, janë edhe 3 persona që mbajnë funksione publike dhe të angazhuar në veprimtarinë kriminale të kanosjes së zgjedhësve, kryesisht punonjësve të administratës publike, ku përfshihen, por pa u kufizuar, punonjësit e arsimit dhe ato të shëndetësisë. Konkretisht, ushtrimi i presionit ndaj zgjedhëve, në formën e kanosjes, kryehet nga:

7 të inkriminuar dhe 4 funksionarë publikë për blerjen e votave

1. Afrim Mikli, Kryetar i PS Dibër, bashkëpunëtor i ngushtë i shtetasit Ymer Lala, person i njohur për precedent të mëparshëm penal, sëbashku dhe vec e vec, kryejnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhrrit dhe Selishtit;
2. Arben Keshi, drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Maqellarës;
3. Agron Malaj, Drejtor Rajonal i OSHEE per Veriun , kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Peshkopisë;
4. Ylli Mikli, Administrator i njësisë administrative Muhurrit, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhurrit;
5. Spartak Koltraka, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kastriotit;
6. Nuri Meta, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zona të caktuara të Bashkisë Dibër;
7. Qamil Leta, person me precedent penal, eksponent i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kalasë së Dodës.

Funksionarët publikë

1. Jetmir Leshi, mjek, me detyrë anëtar i Komisionit Mjekësor të përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KEMP);
2. Drini Gjeci, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër;
3. Sonila Braha, me detyrë Drejtore e Shërbimit Social;
4. Robert Aga, Shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi.