Itali, Renzi kritikon qeverinë e tij

Nisma e Minsitrisë së Shëndetsisë në Itali, e cila ka për qëllim inkurajimin e çifteve për të patur më shumë fëmijë, nuk është mbështetur nga kreu i qeverisë Mateo Renzi. Në një komunikatë për mediat, Renzi shprehu kritika për këtë politikë duke u shprehur se më parë qeveria duhet të krijojë kushte të përshtatshme për të ardhmen. Ministria e Shëndetsisë vendosi që t’a propozonte një masë të tillë për shkak të shkallës së ulët të lindjeve si dhe për shkak të dukurisë së plakjes së popullsisë. Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, ka kritikuar qeverinë e tij për një nismë të ndërmarrë nga ministria e shëndetsisë që ka për qëllim të inkurajojë çiftet për të patur më shumë fëmijë. Kreu i ekzekutivit italian refuzoi që t’a mbështesë këtë fushatë gjatë një prononcimi për mediat, duke u shprehur se mesazhi i dhënë nga ky institucion nuk është i duhur. Renzi arsyetoi se përpara se të inkurajosh ciftet që të kenë më shumë lindje, duhet që më parë të krijosh mjedisin dhe kushtet e nevojshme për të ardhmen. Ai shtoi se kjo gjë mund të arrihet vetëm nëse sigurohen vende pune të qëndrushme si dhe kopshte të përshtatshme për kujdesin ndaj fëmijëve. Reagime të ashpra ka patur edhe nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të cilët nënvizojnë.