Itali, bilanci i viktimave rritet, 215 persona nxirren të gjallë nga gërmadhat

Foto Vincenzo Livieri - LaPresse 24-08-2016 - Roma - Italia Cronaca Trema il centro Italia. Alle 3.30 di questa notte si è registrata una forte scossa di terremoto di magnitudo 6.0 a 4 chilometri dalla superfice e con epicentro ad Accumoli, in provincia di Rieti nel Lazio, a pochi chilometri, equidistante, tra Norcia e AmatriceNella foto: le immagini di Amatrice distrutta Photo Vincenzo Livieri - LaPresse 24-08-2016 - Rome - Italy News The central Italian town of Amatrice was badly damaged by a 6.2 magnitude earthquake that struck early on Wednesday, with people trapped under the rubble, the town's mayor said.

Nga dita e mërkurë vijon gërmimi për gjetjen e të mbijetuarve. Disa nxirren të gjallë, disa të pajetë. Nuk është e lehtë 24 orë pas tërmetit të fuqishëm të gjesh ende jetë nën gërmadha. Nuk është e lehtë të gërmosh kur toka dridhet ende nga lëkundje tërmeti që nuk kanë të mbaruar. Kërkimet vijuan dhe gjatë natës me pishtarë në duar. Lotë, britma gëzimi sapo dikush nxirret i gjallë nga rrënojat. Familjarë rrethojnë ndërtesat e shembura në pritje të një lajmi të mirë për të afërmin e zhdukur. Kjo është drama në zonat e prekura nga tërmeti në Italinë Qendrore. Autoritetet italiane thanë se ka arritur në 250 numri i personave që humbën jetën nga pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi në orët e hershme të së mërkurës, Italinë Qendrore. 365 persona janë plagosur ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e shumë të tjerëve që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Qendra amerikane e kërkimeve gjeologjike tha se tërmeti me një forcë goditëse prej 6.2 ballësh e kishte epiqendrën rreth 10 kilometra në juglindje të qytezës së Norcias, në zonën e Umbrias. Deri në orët e pasdites  numërohen 215 persona të shpëtuar. E konfirmon prefekti Bruno Frattasi, kreu i departamentit të zjarrfikësve. Ndërkohë numri i viktimave deri tani ka shkuar në 250, por Italia i druhet një bilanci shumë më të keq se ai i shkaktuar nga tërmeti i Aquilas më 2009. Bilanci i viktimave nga tërmeti i së mërkurës në Italinë Qendrore është rritur në mënyrë të frikshme. Zyra e Mbrojtjes Civile konfirmoi  tha se mes viktimave ka shumë fëmijë. Ndërkaq 368 të tjerë janë lënduar nga tërmeti. “Kjo nuk është shifra përfundimtare e viktimave”, ka thënë kryeministri italian Mattero Renzi, duke paralajmëruar se ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar të tjerë. “Dhembja për këtë ngjarje nuk ka kufi”, ka thënë tutje Renzi. Shumë njerëz besohet se janë të varrosur nën rrënoja dhe shumica e personave të zhdukur janë shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitonin këtë zonë historike.

Fëmijët e tërmetit
Ndër protagonistët e tërmetit ata që bien në sy janë fëmijët: janë të shumtë ata, të cilët ndodhen në vendet ku goditi tërmeti, shumë me pushime tek gjyshërit. Këto janë historitë e fëmijëve që ndërthuren, por shpesh edhe të kundërta. Si dhembja për viktimën më të vogël të këtij tërmeti, e cila ishte vetëm tetë muaj, ose në të kundërt gëzimi për vajzën 10-vjeçare që gjendet e gjallë në Arquata del Tronto pasi qëndroi nën rrënoja për më shumë se 15 orë. Vogëlushja u operua gjatë natës në spitalin e Ascoli Piceno dhe është mirë. Zjarrfikësit shkuan tek vogëlushja rreth orës 20 të ditës së mërkurë, pasi kishin gjetur dhomën e saj. Motra e vogëlushes, që ishte pranë saj nuk ia doli mbanë. Vdekja e Marisolit, nëna ishte “arratisur” nga Akuila pas tërmetit. Pak më tutje edhe dy vogëlushe u gjetën të vdekura afër gjyshes së tyre. Në vazhdën e pikëllimin që pasoi goditjen e 3:36 është edhe ajo për një vajzë të vogël prej 18 muajsh, Marisol. Nëna i kishte mbijetuar tërmetit në Akuila në vitin 2009 dhe për shkak të kujtimeve të këqija që e lidhnin me atë qytet, ajo kishte vendosur të transferohej në Ascoli Piceno. Tani së bashku me vajzën dhe burrin e saj ajo ishte duke kaluar disa ditë pushime. Nuk ia doli mbanë fëmija, i cili u dëgjua se po kërkonte ndihmë. Nuk ia doli mbanë as vogëlushi 11-vjeçar, i cili kishte arritur të identifikohej nga ekipet e shpëtimit, duke tërhequr vëmendjen e tyre me kërkesa për ndihmë dhe ndoshta edhe nga një mesazh të dërguar nga babai i tij. Kur ekipet e shpëtimit e gjetën atë tashmë ishte i vdekur. Viktima më e vogël ishte 8 muaj: u ndanë nga Accumoli së bashku me vëllaçkon 8-vjeçar. Nuk ia dolën mbanë as vëllezërit binjakë 7-vjeçarë, të cilët vdiqën në Amatrice.

Fëmijët të cilët u mbrojtën nga gjyshja poshtë krevatit
Ia dolën mbanë ndërkohë në Pescara del Tronto Leone, 6 vjeç, dhe vëllai Samuele, 4 vjeç, të cilët mbijetuan falë gjyshe Vitaliana që i futi poshtë krevatit dhe i mbuloi me trupin e saj. 14-vjeçari, i cili u plagos ndërsa ishte me miqtë – Ai pësoi thyerje të shumta dhe u shtrua në spital në Ancona, Andrea B., një 14-vjeçar, nxënës i shkollës së mesme në Romë, i cili ishte gjithashtu për vizitë tek gjyshërit e tij, ndërsa prindërit e tij ishin në kryeqytet. Andrea ishte së bashku me një grup shokësh; në qytetet e vogla ku mund të qëndrosh jashtë vonë. Por pastaj shpërtheu ferri: një grup djemsh ka gjetur strehë në një zonë të kursyer nga dhuna e tërmetit, ndërkohë që ai dhe dy bashkëmoshatarë, ndërmjet tyre edhe një vajzë, u përfshinë në rrënojë. Për dy miqtë që ishin me të nuk kishte asgjë për të bërë. Sipas mediave italiane, mes viktimave shumë janë fëmijë, lajm që konfirmohet nga Mbrojtja Civile. Ndërsa qindra të tjerë janë plagosur dhe shumë të zhdukur nën rrënoja, ndërsa rreth 2500 persona u evakuan. Ndërkohë, nga ora në orë bilanci i viktimave vijon të rritet.

Lëkundjet e tërmetit vijojnë terrorin në Itali
Brenda 24 orëve në këto zona ka pasur 300 lëkundje të reja. Mësohet se një lëkundje e re me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Arquatan dhe Accumolin, me thellësi 10 km në orën 05:17. Po dje, ka pasur lëkundje tërmeti 4.3 ballë, në Accumoli dhe Amatrice. Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Akuilas- që u shkatërrua nga një tërmet i fortë më 2009-ën. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture, të cilat janë rrënuar. Toka vazhdon të dridhet në zonat e goditura nga tërmeti të martën në mëngjes. Një tronditje e fuqishme sizmike është regjistruar dje në mesditë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter në zonën e Amatrices. Disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i parë, janë shembur sërish. Pluhuri është ringritur mbi zonën më të prekur nga tërmeti në Italinë Qendrore. Pas 17 orësh nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.2 e shkallës Rihter, që preku Italinë Qendrore, nga ku humbën jetën 120 persona një vogëlushe 8-vjeçare rreth orës 20:00 nxirret e gjallë nga zjarrfikësit.

Murgesha shqiptare rrëfen pas tërmetit: Më shpëtoi një ‘Hero’
“Tërmeti në Amatrice për pak më mori jetën, por një ‘hero’ më shpëtoi nga gërmadhat duke rrezikuar jetën e tij”. Këtë rrëfim e bën murgesha shqiptare, Mariana. 32-vjeçarja ndodhej në Amatrice në konventën “Don Minozzi” të fshatit. “Një djalosh i zonës rrezikoi jetën e tij për të më shpëtuar. Një gjest heroik që Zoti do ia shpërblejë”, thotë Mariana. Ajo u shpëtua nga ndihma e shpejtë, ndërkohë që në manastirin e murgeshave po gërmohet ende pasi nga apeli i bërë, rezultojnë ende persona të zhdukur.
“Kur gjithçka nisi të lëkundej, e kuptova që ishte tërmet ai që po binte. U çova nga shtrati dhe po kërkoja ndihmë nga ballkoni dhe shihja njerëzit sesi dilnin nga banesat. Por ndërsa bërtisja gjithçka sipër meje dhe rreth e rrotull meje po rrëzohej. Mbeta aty në dhomë. Kërkoja ndihmë dhe gjithçka shembej e rrëzohej, gurë, hekura. Gjithë natën qëndrova nën shtrat dhe një djalosh që flinte këtej rrotull më dëgjoi teksa kërkoja ndihmë. Më nxori nga aty duke rrezikuar jetën e tij. Pastaj dëgjuam zërat e tjerë që thërrisnin ‘Ndihmë’, dhe shkonim aty dhe nxirrnim një tjetër të mbijetuar”.
Murgesha shqiptare thotë se, momentet e shpëtimit të të mbijetuarve ndodhnin në çast dhe e frikshme kur nuk mund të ndërhyje dot. “Më i frikshëm ishte momenti kur dikush thërriste nga poshtë gërmadhave dhe thoshte: Ndihmë! Nuk marr dot më frymë, po më mbaron ajri, më nxirrni nga këtu dhe ne ishim këtu jashtë dhe nuk mund të bënim dot gjë”. Mariana thotë se, 3 shoqet e saj murgesha ende nuk janë gjetur.