UEFA ndryshon Ligën e Kampionëve

UEFA është duke konsideruar ndryshimin e formatit të Champions League që parasheh që katër ekipet e para nga katër ligat kryesore të kualifikohen direkt për në garë. Nëse aprovohen ndryshimet, katër ekipet e para nga Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia do të marrin pjesë direkt në fazën e grupeve të Championsit. Lejimi i katër ekipeve të para nga katër ligat më të forta të kualifikohen direkt për në Ligën e Kampionëve është vetëm një prej opsioneve që do të diskutohen. Ndryshime pritet të bëhen edhe për ciklin e ardhshëm trevjeçar të garës mes 2018-2021. Shumë klube kanë shprehur brengat e tyre – nëpërmjet Asociacionit të Klubeve Evropiane (ECA) – rreth kritereve të kualifikimit dhe formatit të garave të UEFA-së për klube. Këtë edicion, klube të mëdha si Manchester United, Chelsea, Liverpool e Milan mungojnë dhe kanë të hyra të kufizuara për shkak të mungesës nga pjesëmarrja në Champions League.