Milani, merkato të dështuar

Kur mbeten edhe 14 ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, Milani ka siguruar katër blerje për sezonin e ardhshëm.
Lojtari i fundit që iu bashkua kuqezinjve është Soza. Ky i fundit u zyrtarizua dje me një shumë prej rreth 7 milionë eurosh.
Por edhe pas katër blerjeve të reja, mediat italiane kritikojnë drejtuesit e klubit për një fushatë të varfër.
Sipas gazetës më të madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, Vangioni erdhi me parametra zero, Lapadula për 9 milionë euro nga Pescara dhe Gustavo Gomez për 8 milionë.
I fundit ishte Soza, i cili përgjysmoi edhe buxhetin e klubit.
“Buxheti është ai që është dhe në këtë fazë tranzicioni për kalimin e pronësisë nga Berlusconi te investitorët kinezë, nuk ka më shumë resurse për afatin kalimar. “Ardhja e Sosas nga Beshiktashi u kushtoi gjysmën e buxhetit, pasi Berlusconi kishte vendosur një bonus prej 15 milionë eurosh”, shkruan gazeta italiane.