Fury kërkon të anulojë boksin me Klitschkon

Boksieri i famshëm ukrainas me pasaportë gjermane, Wladimir Klitschko e ka paralajmëruar Tyson Fury se do ta padisë në gjykatë.
Sipas Klitschkos, boksieri britanik po bën gjithçka për ta anuluar ndeshjen me të duke nxjerrë pretekste të rrejshme.
Rimeçi i zyrtarizuar i dy boksierëve duhej të mbahej më datë 9 korrik, por që Fury e anuloi atë me arsyetimin se ka një lëndim.
Më pas kompania që ka organizuar këtë rimeç ka vendosur që përballja e tyre të ndodhë më datë 29 tetor.
Por edhe në këtë datë nuk është e sigurt kjo ndeshje pasi Fury ka filluar të ankohet përsëri për një lëndim të ri.
“Nëse ne nuk shihemi në sallë, ne do të shihemi në gjykatë. Fury me ekipin e tij janë duke gjetur arsye për t’i ikur përballjes” ka thënë Klitschko.