Ballina Sport Conte nuk e lëshon Fabregasin

Conte nuk e lëshon Fabregasin

Antonio Conte nuk ka ndërmend të lërë të lirë Cesc Fabregasin.
Trajneri italian i Chelsea-t mohoi zërat që ishin shfaqur orët e fundit që flisnin për një kalim të mundshëm të spanjollit te Real Madridi.
“Cesc është futbollist i Chelsea-t dhe unë jam i kënaqur me sjelljen e tij”.
“Ai duhet të dijë që në fillim se ne jemi një skuadër e madhe dhe se mua më duhet të marr vendime për zgjedhjen e formacionit përpara një ndeshjeje”, ishte deklarata e Contes që në ndeshjen me West Ham e la mesfushorin 29-vjeçar në pankinë.
Për Fabregasin ka shfaqur interes edhe Juventusi, që ka parë tek spanjolli zëvendësuesin e vendit të lënë bosh nga Paul Pogba në mesfushë.

Exit mobile version