Rrogë 10% më të lartë se Presidenti e sa dyfishi i deputetëve

Qeveria ka miratuar një skemë të re pagash për administratën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSHEE, e cila merr në konsideratë një rritje të ndjeshme të pagave për nivelet e ulëta të punonjësve. Me këtë skemë që tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare, recepsionistët dhe faturistët marrin 70 mijë-80 mijë lekë në muaj.
Administratori merr paga mujore 300 mijë lekë në muaj, ndërsa drejtori i Divizionit 270 mijë lekë në muaj. Këto nivele janë më të larta se paga e Presidentit të Republikës prej 257 000, që është edhe paga më e lartë referencë në të gjitha institucionet publike në vend.
Shefi i kabinetit paguhet me 200-250 mijë lekë në muaj, ndërsa drejtorët e drejtorive rajonale 15-200 mijë lekë në muaj.
Por teksa shihet se paga e recepsionistëve, shoferëve dhe faturistëve janë rritur në mënyrë të ndjeshme, ajo pjesë e administratës që janë motori i OSHEE si (ekletromekanik, saldator i linjave) do të kenë nivelin më të ulët të pagave që kapin intervalin nga 35-60 mijë lekë.
Në një raport dërguar Entit Rregullator të Energjisë, vetë OSHEE pohon se ristrukturimi i skemës organizative të shoqërisë, si dhe plani i masave në kuadrin e ndërhyrjes dhe të aksionit për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve janë shoqëruar me rritjen e numrit të punonjësve dhe rrjedhimisht edhe me rritjen e shpenzimeve të personelit.
Struktura e re organizative në kuadër të aksionit të ndërmarrë dhe të ndryshimeve tranzitore ka planifikuar një rritje prej rreth 5% të personelit në vitin 2016.
Krahas kësaj për vitin 2016 shoqëria ka parashikuar një rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve, pohon OSHEE.
Sipas studimit të kryer nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, pagat shumë të ulëta të punonjësve që operojnë në terren, kryesisht elektriçistë dhe faturistë, të cilat kanë mbetur të pandryshuara prej vitesh, jo vetëm që nuk justifikojnë vlerën e punës së tyre, por bëhen shpesh justifikim për uljen e performancës, si dhe të abuzimeve të ndryshme. Shoqëria mendon që pagat e përputhura me shpërblimin sipas vlerës së tregut do të rrisë përgjegjshmërinë në punë, si dhe performancën e shoqërisë, sqaron OSHEE.

Recepsionistët në OSHEE 800 mijë lekë rrogë

Qeveria e ka hapur mirë thesin për pagat e punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke vendosur rroga të majme për të gjithë administratën e këtij institucioni. “Boldnews.al” publikon nivelin e pagave që pritet të marrin punonjësit e OSHEE e që janë në disporcion të madh nga pjesa tjetër e administratës publike si punonjësit e policisë, inspektorët e ALUIZNI-t, punjonjësit e hipotekave, zjarrfikësit etj.
Me këtë skemë që tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare, recepsionistët dhe faturistët marrin 700 mijë deri në 800 mijë lekë në muaj (të vjetra). Për ironi, kjo pagë është e barabartë me një gjyqtar të Shkallës së Parë në Tiranë.
Administratori i Përgjithshëm i OSHEE, Ardian Çela është kujdesur që pagën e tij ta ketë edhe më të lartë se të Presidentit të Republikës, rreth 3 milionë lekë në muaj (të vjetra).
Por edhe drejtuesit e drejtorive kanë rroga tepër të larta që kapërcejnë mbi çdo pagë të zyrtarit shtetëror, madje edhe mbi atë të Kryeministrit. Kështu drejtori i Divizionit ka një pagë prej 2.7 milionë lekë në muaj, shefi i kabinetit paguhet me nga 2 deri në 2.5 milionë lekë në muaj, ndërsa drejtorët e drejtorive rajonale nga 1.5 deri në 2 milionë lekë në muaj (të vjetra).
“Boldnews.al” publikoi një shkrim të mëparshëm ku ngrinte shqetësimin për diskriminimin që po u bëhej pensionistëve me rritje prej 1.6% ose afro 150-200 lekë (të reja) në muaj, ndërsa qeveria vepron me dy standarde duke mos kursyer pagat e marramendëse për punonjësit e OSHEE.

 

rrogat-osherrogat-oshe-2