Pas skandalit me Bilalin, Rama i padëshiruar nga Klinton në SHBA

Hillary Klinton nuk ka rrezikuar që të bëjë pis Konventën e demokratëve duke ftuar Ramën. Kreu i qeverisë në Shqipëri po trajtohet tani edhe zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara me të njëjtin status sikurse trajtohen edhe njerëzit e tjerë që kanë probleme me ligjin dhe kontigjentet kriminale
Stafi i Klinton e ka pasur të qartë se një pjesëmarrje e Ramës në Konventë do të bënte që sërish të dyshohej për mënyrën se si ai kishte mbërritur deri aty. Sërish do të dyshohej se pas Ramës fshihej ndonjë Bilal tjetër dhe kjo është arsyeja që Rama tashmë nuk është më një person i dëshëruar në Shtetet e Bashkuara
Pas skandalit me Bilalin, Rama i padëshëruar nga Klinton në Shtetet e Bashkuara. Rama është shpallur zyrtarisht si një person non grata në Shtetet e Bashkuara nga dy partitë kryesore, ajo e republikanëve më parë dhe së fundi edhe e demokratëve të Hillary Klinton. Skandali me Bilalin dhe hetimet e FBI amerikane kanë bërë që Hillary Klinton të përjashtojë nga ftesta zyrtare të Konventës së demokratëve Edi Ramën. Ky refuzim vjen në një kohë që Rama është konsideruar nga republikanët si personi pas së cilit qëndrojnë afera korruptive dhe kriminale, deklaratë kjo e bërë tre javë më parë nga një prej anëtarëve të stafit të kandidatit republikan për president, Trump. Hillary Klinton nuk ka rrezikuar që të bëjë pis Konventën e demokratëve duke ftuar Ramën. Kreu i qeverisë në Shqipëri po trajtohet tani edhe zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara me të njëjtin status sikurse trajtohen edhe njerëzit e tjerë që kanë probleme me ligjin dhe kontigjentet kriminale. Stafi i Klinton e ka pasur të qartë se një pjesëmarrje e Ramës në Konventë do të bënte që sërish të dyshohej për mënyrën se si ai kishte mbërritur deri aty. Sërish do të dyshohej se pas Ramës fshihej ndonjë Bilal tjetër dhe kjo është arsyeja që Rama tashmë nuk është më një person i dëshëruar në Shtetet e Bashkuara. Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, ishte i vetmi lider i partive kryesore shqiptare që mungoi në Konventën e demokratëve amerikanë, që zgjodhi Hillary Clinton si kandidate për presidente. Nga Shqipëria morën pjesë kryetari i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe nga mazhoranca deputeti i PS, Pandeli Majko. Rama nuk ka patur ftesë për të marrë pjesë. Dhe mungesa e ftesës ka të bëjë kryesisht me një ngjarje që është nën hetim në SHBA nga FBI. Burimet sqaruan se, demokratët në SHBA nuk e dëshiruan praninë e Ramës, pasi nuk kanë dashur në asnjë moment që të bëhet lidhje me aferën për të cilën ai përflitet, për pagesën 80 mijë dollarë të fotos me Obamën, siç e akuzon opozita shqiptare. FBI ka çuar në pranga dy persona për këtë çështje, shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu dhe greko–amerikanin William Argeros, 57 vjeç. Nga burimet saktësohet arsyeja që demokratët nuk e ftuan nuk është ngaqë mund të ketë patur probleme nga FBI apo e ka penguar ligji. Por ata nuk kanë dashur që prania e tij të ndikonte në fushatë, pasi mund të ishte objekt i mediave, sidomos i kundështarëve republikanë. Një tjetër arsye është qëndrimi që Rama ka patur ndaj rivalit të Hillary Clinton, republikanit Donald Trump. Në një intervistë në CNN, gazetari Richard Quest ia bëri të qartë se, “etika diplomatike kërkon që udhëheqësit e huaj të mos komentojnë zgjedhjet e vendeve të tjera”. Rama kishte thënë se: “Nëse Trump zgjidhet president do të ishte një fatkeqësi”. Demokratët kanë patur si shqetësim faktin se këto deklarata do të tërhiqnin sërish vëmendjen e mediave ndaj kryeministrit shqiptar, veçanërisht të atyre që mbështesin republikanin Trump, çka mund ta kompromentonte konventën.