Ulja e eksporteve këtë vit u paralajmërua nga revista ekonomike “Monitor” muaj më parë. Argument që po vlen prej kohësh, është se lëndët e para kanë çmime të ulëta në botë, ndërsa ne vijojmë të eksportojmë masivisht lëndë të parë, kryesisht minerale. Por ulja e eksporteve me 8% në gjysmën e parë të vitit, nuk është vetëm nga eksportet tona të varfra në vlerë. Taksat e rritura e çmimi i energjisë, janë goditje shtesë për këtë vit. Shqetësimi është se, as sipërmarrjet private, e as shteti, nuk po punojnë sa duhet për t’u bërë konkurrues. Ndryshe nga ne, Maqedonia tërhoqi investitorë në industrinë e automobilave, duke i bërë eksportet të qëndrueshme. Çdo vit 30-40% e eksporteve shqiptare janë minerale lëndë e parë. Për shkak të çmimeve të ulëta në botë, edhe në gjysmën e dytë të vitit pritet të kemi eksporte të dobëta.
Të Fundit
Fermerët në Kallmet Lezhë: Jemi të harruar, jetojmë me subvencionet e...
Kandidatja për deputete, Lindita Metaliaj është takuar me fermerët në Kallmet të Lezhës. Fermerët janë shprehur se janë harruar nga qeveria. “Jemi të harruar,...