Një fjalë të mirë për Ramën, kërrkush se flet

Sali BERISHA

I verbër nga urrejtja, elif matrak me zero njohuri për ligjin, i dizekuilibruar thellësisht dhe i poshtëruar si asnjëherë më parë nga disfata tmerrësisht e hidhur që pësoi me konsensusin e imponuar nga opozita për Reformën në Drejtësi, Edi Rama, pa kaluar tmerri i të parës, në një përpjekje për të hedhur në gropë kundërshtarin dhe së bashku me të edhe konsensusin, ra vet përsëri në gropën që hapi dhe poshtëroi përsëri veten, por edhe ata që i përfaqëson.
Verban dhe i papërmbajtur në urrejtjen e tij, ai shfrytëzoi mungesën e kryetarit të opozitës dhe kryetarit të Parlamentit në Shqipëri, dhe në një akt antiligjor e antikushtetues bëri çdo përpjekje që Parlamenti, pasi ka mbyllur punimet të mblidhej sot në diktatin e tij për të votuar 7 ligjet e reformës, më saktë për të shfrytëzuar mungesën e opozitës në Parlament dhe për t’a akuzuar para shqiptarëve atë si prishëse të konsensusit, ndërkohë që ajo, me mungesën e saj, po mbronte Kushtetutën dhe ligjet e vendit nga një njeri që nuk njeh besë e as ligj.
Me këtë akt të trashë dhe vulgar, Ramën e bënë lolo mediat e vendit. Parlamenti sot nuk u mblodh, sepse nuk lejonte Kushtetuta që ai të mblidhej.
Kështu që Rama doli dhe një herë çullak, dhe me përpjekjen e tij për të hedhur në gropë konsensusin dhe opozitën ra vet në gropën që hapi. Përsëri ai u dorëzua dhe u detyrua të pranojë diktatin e opozitës. Kjo sepse:
– ligji për vetingun dhe asnjë ligj tjetër që ka të bëjë me Reformën në Drejtësi nuk mund të votohet para datës 11 gusht, pra para hyrjes në fuqi të paketës kushtetuese në të cilën bazohet ligji i vetingut e ligjet e tjera dhe se:
– Kushtetuta gjithashtu ndalon votimin me procedurë të shpejtuar të ligjeve me 3/5 siç është ligji i vetingut.
Për të ndërmarrë marrëzitë e tij, Rama ka zgjedhur si krye-ekspert Xhafën, i cili di shumë mirë se çfarë ështëe droga dhe është i pasur edhe në ligësira, por është i shkretë në shpirt dhe jeshil në ligje.
Kulmi arrin kur Rama, për të bindur shqiptarët për marrinëe e tij dhe injorancën totale, u deklaroi atyre dje me gojën e Xhafës se kështu thotë Euralius dhe OPDAT, sikur të ishte zëdhënës i tyre, ndërkohë që është e pamundur që këto misione t’i lejojnë vetes të kërkojnë shkeljen e Kushtetutës së vendit.
Kështu Rama, plot hidhërim dhe mërzi, regjistroi sot dështimin e radhës. Parlamenti mund të mblidhet jo kur thotë ai dhe Xhafa, por pikërisht atëherë kur tha opozita, sepse ashtu përcakton Kushtetuta!
Por përveç kësaj, sot, në emër të Parlamentit, duke marrë pushtet që nuk i takon, Xhafa i drogës organizon ziafetin qesharak për fitoren e konsensusit të imponuar nga opozita. Thuhet se në ziafet do flasi Xhafa i drogës dhe do mbajë një fjalë tërkuzë Rama, përsëri për të bindur shqiptarët për suksesin imagjinar. Aty Rama do të dekorojë me mirënjohje, me medaljen “Edvin Shullazi” krye-ekspertët e tij, Dvoranin, që në dhunim të ligjeve dhe Kushtetutës mori për tre vite me radhë si uzurpator rrogën e gjykatësit të lartë, Sadushin, që donte një gjykatë të dytë të lartë për t’u bërë vet kryetar i saj, Gentin, kunatollin besnik të Mrikës që zbatonte me fanatizëm urdhërat e Ramës që ja çuçulliste kunata në vesh etj.
Miq, Rama është i pashpresë dhe i pandalshëm në marrëzitëe e tij. Ai sot është më i izoluar se kurrë! Fuga ka marrëe porosi nga psikiatri të mos i japi në dorë asnjë lajm negativ, por vetëm pozitive. Sugari që ka pasion paruket, por me bojnat që i pëlqejnë Ramës ka mbetur pa punë. Kjo jo për faj të tij, por sepse një fjalë të mirë për Ramëen kërkush s’e flet e një lajm të mirë për të nuk gjen më dot! Amin!!!