Mertesacker 4-5 muaj jashtë fushe

Lajme aspak të mira për Arsenalin në prag të startit të sezonit të ri. Mbrojtësi Per Mertesacker humbet jo vetëm fillimin e kampionatit, por do të mungojë për një kohë të gjatë siç e konfirmon edhe trajneri Arsene Wenger. 31-vjeçari u dëmtua në gju në miqësoren ndaj Lens në “Emirates” dhe sipas mjekëve të klubit rikuperimi do të kërkojë të paktën 4 muaj kohë. Ndërkohë trajneri francez nuk konfirmoi asgjë nëse klubi do të ndërhyjë në merkato për të gjetur një zëvendësues të mbrojtësit gjerman.