Zjarri në Spitalin Amerikan, shkon në 4 numri i viktimave

Shkon në 4 numri i viktimave nga shpërthimi i zjarrit në Spitalin Amerikan. Dashamir Saraçi, 47-vjeçari, i cili ishte objektivi i sulmit të dy ditëve më parë, në një spital privat në Tiranë, ka ndërruar jetë. Ai ndodhej në reanimacion, në gjendje kritike, pasi kishte 90% të trupit të djegur. Autori i kësaj ngjarje, Lefter Canaj, 57-vjeç, i cili gjithashtu ndërroi jetë një ditë më parë, pas një sherri me pacientin Dashamir Saraçi, shkoi në dhomën e këtij të fundit me një bidon me benzinë dhe pasi e spërkati i vuri zjarrin.
Nga zjarri humbën jetën edhe pacientet Sanie Sulaj nga Mamurrasi dhe Hanife Mali nga Laçi, të cilat ishin duke marrë shërbimin në pavionin e hemodializës. I plagosur ka mbetur edhe një infermier, i cili ndodhej në dhomë kur shpërthyen flakët. Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë, Prokuroria ende nuk ka një motiv.
Sipas grupit hetimor, rrethanat janë ende të paqarta se përse 57-vjeçari Lefter Canaj spërkati me benzinë dhe i vuri flakën 47-vjeçarit Dashamir Saraçi. Ky i fundit është marrë fillmisht në pyetje nga policia ku ka sqaruar se nuk ka patur konflikte të mëparshme me autorin. Puna e Prokurorisë dhe Policisë është foksuar tek konflikti i çastit mes të dyve, ndoshta për radhën e mjekimit në repartin e dializës.
Kur kanë kaluar tre ditë nga vdekja e dy pacienteve në një spital privat në Tiranë, Prokuroria ende nuk ka një motiv të kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas grupit hetimor, rrethanat janë ende të paqarta se përse 57-vjeçari Lefter Canaj spërkati me benzinë dhe i vuri flakën 38-vjeçarit Dashamir Saraçi. Ky i fundit është marrë fillmisht në pyetje nga policia, ku ka sqaruar se nuk ka patur konflikte të mëparshme me autorin. Kjo ka bërë që pista për konflikte të mundshme pronësie të bjerë.
Puna e Prokurorisë dhe Policisë është foksuar tek konflikti i çastit mes të dyve, ndoshta për radhën e mjekimit në repartin e dializës. Por kjo do të saktësohet në kohën kur prokurorët do të shkojnë për të ripyetur të plagosurin Saraçi. Ai vazhdon të jetë në reanimacion në gjendje kritike për jetën për shkak se ka 90% të trupit të djegur.
Lefter Canaj ditën e hënë ishte autor i zjarrvënies në spitalin privat në repartin e dializës. Siç shihet nga pamjet, ai nxorri nga çanta e tij një bidon me benzinë. Shkon drejt krevatit ku mjekohet objektivi i tij, e spërkat me benzinë dhe më pas i vendos flakën.
Si pasojë mbetën të vdekura dy pacientet Sanije Sula 65 vjeç dhe Hanife Mali 55 vjeç. Ndërkohë autori Canaj ndërroi jetë ditën e martë për shkak të plagëve të marra nga zjarri që shkaktoi vetë, ndërsa ditën e djeshme ndërroi jetë në spital edhe objektivi i sulmit, Dashamir Saraçi.