Zidane e lë të hapur derën për Paul Pogba

Paul Pogba vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Ylli francez është mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit. Kurse, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit francez nga Juventusi. “Unë nuk e di nëse ai do të vijë, deri më 31 gusht kjo mund të ndodhë”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media.
“Pogba ka zgjuar interesimin e të gjithëve, pasi është lojtar i madh. Por, sot nuk është lojtar i Madridit, ai është i Juventusit. Unë nuk mund të them asgjë tjetër”, ka përfunduar francezi.
Është e qartë, që emri më i lakuar i kësaj merkato vere është Paul Pogba dhe emri i francezit përflitet në akset, Itali-Angli-Spanjë. Pavarësisht se zërat e shumtë për një kalim te Manchester United, Zinedine Zidane shprehet se mesfushori është një objektiv i hapur ende për Real Madrid. “Nuk e di nëse do të arrijë, por kemi kohë deri 31 gusht dhe deri atëherë mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, trajneri i Real Madrid.
Duket qartë nga deklarimet e trajnerit francez të ‘Los Blancos’ se Pogba është një objektiv për të cilin do të luftojë edhe klubi fitues i Ligës së Kampioneve. Por ndërkohë këmbëngulja e Manchester United është konkretizuar edhe me një ofertë zyrtare prej 120 milionë eurosh. “Të gjithëve u pëlqen Pogba, pasi është një futbollist i madh dhe Real kërkon gjithnjë më të mirët”, deklaroi Zizu.