Xhafa pranon katër shtesa që i janë bërë draftit të Vetingut

Fatmir Xhafa ka pranuar përmes një emaili dërguar  anëtarëve të Komisionit të Reformës në Drejtësi më 26 korrik se draftit të Vetingut i janë bërë katër shtesa. Nëpërmjet një deklarate për mediat dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë kërkuar miratimin sa më të shpejtë, brenda afateve kushtetuese të 7 ligjeve. (sidomos ligjin e Vetingut) Por në fund të deklaratës së dy ambasadorëve bie në sy një detaj. Ambasadorët shprehen se deputetët e opozitës janë njohur me draftin që në gjysmën e dytë të muajit qershor. Shprehen ambasadorët në deklaratë: Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë. Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor”. Ky afat i përmendur zyrtarisht nga ambasadorët jep idenë sikur deputetët e opozitës janë njohur me draftin që para një muaji, pra në gjysmën e dytë të muajit Qershor. Por ka shumë gjasa që dy ambasadorët të kenë përmendur një afat të gënjeshtërt në këtë deklaratë. Periudha e përmendur nga ambasadorët bën një kontrast të fortë nëse lexon e-mailin që kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i ka dërguar anëtarëve të komisionit më datën 26 Korrik. Në këtë e-mail z.Xhafa shprehet se pikërisht më datën 26 korrik, ekspertët e BE-së sapo i kishin dërguar atij katër shtojcat e reja të draftit. Për më tepër që drafti në variantin e tij të parë, është publikuar në 1 korrik, në tryezën e debatit me grupet e interesit. Pas tryezës me grupet e interesit ka shkuar në komision. Çka do të thotë që është e pamundur që PD-ja të jetë njohur me draftin në Qershor. Nga ana e saj, PD-ja deri tani nuk ka paraqitur ndonjë pretendim publik për përmbajtjen e draftit, por ka kërkuar që të respektohet afati kushtetues për miratimin e ligjeve dhe mbledhjen e Kuvendit.

PS kërkon prishjen e konsensusit

Kur ka kaluar vetëm një javë nga miratimi i Reformës në Drejtësi me konsensus, Rama po tenton të prishë kompromisin politik  duke u përpjekur që në shkelje flagrante të Kushtetutës, të miratojë një ligj organik, përpara se të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, nga të cilat rrjedh vetë ligji. Bëhet fjalë për Ligjin për Vetingun, pjesë e paketës së ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Këto ndryshime u miratuan të hënën me konsensus, u dekretuan nga Presidenti i Republikës, por për të marrë fuqi do të duhet të kalojnë 15 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare. Pavarësisht këtyre procedurave kushtetuese, ekspertë të EURALIUS e OPDAT kanë kërkuar që ligji të kalojë brenda javës. Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj tha se opozita është njohur që në datën 4 Korrik me këtë projektligj dhe se Kuvendi mund të mblidhet për ta kaluar atë. Por Nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për ABC Neës, e cilësoi miratimin e Ligjit të Vetingut në seancën plenare të së enjtes, provokim nga ana e socialistëve dhe se kjo procedurë që kërkon të ndjekë Kryetari Xhafaj është e pamundur nga ana proceduriale dhe se as LSI nuk do t’u bashkohet socialistëve në këtë procedurë. Kjo situatë ka bërë që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, të ndërpresë vizitën në Shtetet e Bashkuara. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga Zyra për Shtyp, pranë kreut të parlamentit, thuhet se: “z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 Korrikut për Reformën në Drejtësi”. Vet Kryetari i PD, Basha referuar  këtyre përpjekjeve të Ramës tha dje nga FIladelfia se ligjet që shoqërojnë reformën në drejtësi nuk mund të miratohet tani, pasi shkelet kushtetuta. Basha tha se drafti i është vënë në dispozicion PD mbrëmë vonë dhe jo në datën 4 korrik, siç deklaroi Xhafa. I pyetur nëse ka ndryshime drafti i 4 korrikut, nga ai që i është vënë në dispozicion mbrëmë Basha tha: “Nuk mund të them sepse pr/ligji na është vënë në dispozpozicion mbrëmë vonë dhe sapo të jetë shqyrtuar nga ekspertët do të ketë një komnikim transparent në bazë të rekomandimeve të Venecias.  “Nuk mund të kalojnë, sepse këtë e ndalon kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ky është një komunikim që unë e kam patur me partnerët amerikanë dhe europianë dhe do të ishte absurd që ata të mbështesnin nisjen e procesit të reformës në drejtësi duke shkelur kushtetutën e vendit, por PD ka shprehur gatishmërinë për të nisur punën me ekspertët për të shqyrtuar për draftin për Vettingun, në mënyrë që mos ketë asnjë vonesë në miratimin e ligjit.  Mazhoranca i është përgjigjur me një hile, e cila tashmë është sqaruar është një furtunë në një gotë uji. Pretendohet që drafti ka qenë gati më 4 korrik, ndërkohë që drafti është përcjellë zyrtarisht mbrëmë natën e mbrëmshme në orën 22:30. Ne e kemi marrë në dorëzim dhe ekspertët po e shqyrtojnë dhe më pas do të procedohet sipas hapave të zakonshëm. Pra nuk është gjë tjetër përvecse një manover politike e tipit që pengoi deri në çastin e fundit konsensusin me PD, ndonëse PD prej fillimit ishte zotuar për një mbështëetje totale sipas parimeve të mishëruara në rekomandimet e Venecias, në propozimin hibrid të zonjës Nuland” tha Basha.

A.Shahini