Turqia kërkon të vazhdojë bashkëpunimi mes sipërmarrjeve të rajonit

Turqia në vitin 2015 realizoi shkëmbim tregtar me Shqipërinë, BeH, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi në vlerë prej 2,2 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2014 investoi në rajon mbi 3 miliardë dollarë. Oda Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO) i ka ju bën thirrje kompanive të Maqedonisë që ta vazhdojnë bashkëpunimin e filluar afarist me kompanitë turke dhe lirshëm të hyjnë në marrëdhënie afariste pasi që Qeveria e Republikës së Turqisë mundësoi dhe garanaton lëvizje ekonomike globale, funksionim normal të institucioneve si dhe sistem monetar stabil dhe bankar.
Sipas MATTO, turbulencat e fundit politike në Turqi nuk e çuan drejt rrezikut as sigurinë e turistëve, ndërsa në tërësi janë duke u realizuar të gjitha aranzhmanet e dakorduara. “Jemi dëshmitarë se asnjë ngjarje nuk është pa ndikimin rajonal. Kështu, grusht shteti në Republikën e Turqisë më 15 korrik të këtij viti dhe vendimi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend i 20 korrikut, mund të shkaktojë pavendosmëri te disa prej kompanive të Maqedonisë lidhur me bashkëpunimin tregtar dhe bashkëpunimit tjetër me partnerët turq”, thekson MATTO.
Të dhënat e HALK, Bankës në Republikën e Maqedonisë tregojnë se lira turke në tregun ndërkombëtar të valutave shënoi ulje prej gjashtë për qind shtesë. “Këmbimi ekonomik i Maqedonisë dhe bashkëpunimi me kompanitë turke në mënyrë integrale është mbuluar me pagesa në euro. Bursa devizore është në korniza fikse mbi 20 vjet dhe në tregun vendor është siguruar stabilitet i plotë. Në pajtim me nivelin aktual të lirës, për momentin është racionale të bëhet pagesa me lira, si për persona juridik ashtu edhe për persona fizik”, thonë nga MATTO.
Ekonomia turke në vitin 2015 pati rritje të PBB-së prej 4 për qind, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2016, 3.4 për qind. Rritja e njëjtë pritet edhe në vitin 2017. Rritja e prodhimit industrial në maj të vitit 2016 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 është 5,6 për qind. Siç thekson MATTO, Maqedonia dhe rajoni mbeten në fokusin e interesit investues të Republikës së Turqisë.
Sipas Entit shtetëror për statistikë të Republikës së Maqedonisë në pesë muajt e parë të vitit 2016 këmbimi tregtar me Turqinë është 175 milionë dollarë që është rritje prej 21,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Rritje shënon edhe eksporti, për 19,8 për qind, si dhe importi për 22 për qind. Turqia ka investuar në Maqedoni mbi një miliard dollarë kapital.