Denoncimi: Oficerët e antidrogës kërkojnë 500 euro në javë shpërblim nga trafikantët

Një qytetar i ka shkruajtuir ish-Kryeministrit Berisha se si oficerët e antidrogës u kërkojnë trafikantëve 500 euro në javë për të mos i arrestuar. “Qytetari dixhital denoncon: Kërkesën për ndarjen e fitimeve të drogës nga oficerët e antidrogës qoftë dhe si shpërblim javor! sb”, shkruan Berisha duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje doktor, profesor Berisha. Doja të thoja që sot takova rastësisht një oficer të antidrogës dhe në muhabet e sipër i thashë që shumë kapje keni bërë këto ditët e fundit me çkam parë në TV. Përgjigja ishte, po e vërtetë, kemi pasur shumë punë këto ditë e shumë mirë ja kemi bo se këto dun lekë vetëm për vete. Asnjë nga këto që janë kap nuk janë kollitur, dhe vazhdoi të fliste për këtë që ju kapën 280 gr kokainë Gjergj Cukalin, që oficeri e kishte takuar 5 ditë para se ta kapnin dhe i kishte thënë, (o Gjergj, me çfarë po merresh, dhe Gjergji i kishte thënë; Si gjithmonë me pengje.
Oficeri ja kishte kthyer nuk po të pyes për pengjet po të pyes për mall. Gjergji nuk ja kishte pranuar që merrej me mall dhe oficeri i kishte thënë; më vjen keq që po mçifesh nga mua se kemi vite që njihemi dhe gjithsesi unë e shefi im e dimë që po u merrje. Nqs po merresh, se kam fol dhe me shefin që kur na thanë që po merresh boj gati 500 euro në javë e s’të luan njeri … Po Gjergji si idiot që është, tha oficeri, ju dhimsën 500 euro në javë. 5 copa janë ato, tha oficeri… Emrin e oficerit nuk ta jap dot se dal unë direkt. Të lutem ma mbaj emrin anonim se mora fund pastaj”, përfundon mesazhi i qytetarit.