Zyrih, Sadiku e nis sezonin me gol

Armando Sadiku e nis me gol sezonin e ri. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ende në pritje për të mësuar të ardhmen e tij, nuk di të ndalet. Ai ka realizuar golin e parë në ndeshjen e javës së parë në Challenge League, ku Zyrihu mundi me rezultatin 2-0 skuadrën e Winterthur. Heroi kuqezi që shënoi rrjetën e vetme në Euro 2016 për skuadrën e Gianni De Biasit, vulosi suksesin e ekipit të Zyrihut me një gol të shënuar në minutën e 83, vetëm një minutë përpara daljes nga fusha e lojës. Edhe pse arriti të siguronte tre pikë me shumë vlerë për skuadrën e tij, sulmuesi shqiptar nuk festoi pas golit.