Trump kryeson në garën presidenciale ndaj Clinton!

Një sondazh i realizuar së fundmi nga gjiganti mediatik amerikan “CNN” ka treguar se kandidati republikan në garën presidenciale, Donald Trump, është tre për qind të votave më lart se rivalja e tij demokrate, Hilary Clinton. Studimi tregoi se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, 48% e qytetarëve do të votonin për miliarderin, ndërkohë që 45% do të anonin nga ish-sekretarja e Shtetit. Kjo është hera e parë që në një sondazh të “CNN”, Trump del përpara Clinton, që prej exit poll-eve të para të realizuara në shtator të vitit të shkuar, kur kandidatët ishin ende në stadin e garës partiake. Sondazhet tregojnë se qytetarët amerikanë i besojnë më shumë miliarderit për çështje si ekonomia dhe terrorizmi. Gjithashtu, ish-sekretarja e Shtetit duket se ka humbur pikë edhe në politikat e jashtme, që konsiderohen si një prej armëve të saj më të forta të Clinton. Sondazhet e realizuara dy javë më parë tregonin se 57% e qytetarëve kishin më shumë besim tek ish-sekretarja e Shtetit në aspektin e diplomacisë, shifër kjo e ulur në 50%. Ndërkohë, 52% e qytetarëve mendojnë se Trump po garon për të mirën e vendit dhe jo për interesa personale, ndërkohë që vetëm 42% e elektroratit thotë të njëjtën gjë për Clinton. Një tjetër fakt interesant është se Trump mbështetet nga 62% e amerikanëve të bardhë që nuk kanë përfunduar studimet e larta. Sondazhi i realizuar ka një marzh gabimi prej 3.5%.