Chelsea, klubi më i urryer nga tifozët në Premier League

Në pritje të sezonit të ri të Premier League që do të nisë fundjavën e 13 dhe 14 gushtit, Chelsea i Antonio Contes e ka fituar tashmë një titull atë të skuadrës më të urryer të kampionatit anglez, duke sfiduar për më tepër Manchester United, që e ka fituar këtë çmim vitin e kaluar. Për të kuptuar supermacinë e Bluve në këtë garë, ka shërbyer një sondazh i organizuar nga Manchester Evening News. 10 mijë tifozët që kanë marrë pjesë në votim kanë zgjedhur Chelsea-in si klubin më antipatik që luan në Premier League. Në këtë sondazh fansave u është kërkuar të zgjedhin skuadrën më të pëlqyer, por edhe atë më të urryer nga 20 ekipet që marrin pjesë në Premier League.
Në fund si skuadra më pak e pëlqyer ose më shumë e urryer është përzgjedhur Chelsea, kjo edhe për faktin se kanë qenë të shumtë tifozët e Totenhamit dhe Arsenalit, dy skuadrave rivale nga i njëjti qytet që kanë marrë pjesë në votim. Vendin e dytë në këtë klasifikim special e zuri Manchester United, ndërsa pas Djajëve të Kuq u pozicionuan me radhë, klubet e tjera të mëdha si Liverpooli, Manchester City, Arsenali dhe Tottenhami. Në vendin e 20 të këtij klasfikimi u pozicionua Leicester-i. Pavarësisht titullit të fituar në sezonin e kaluar, skuadra e Ranierit nuk urrehet nga tifozët e klubeve rivale.