Miku i Shullazit kanos dhe plagos 21-vjeçarin pse e kallzoi në polici

Një 21-vjeçar është plagosur me thikë nga dy persona, njëri prej të cilëve i njohur si shoku i Emiljano Shullazit. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në zonën e Yzberishtit në Tiranë, kur 21-vjeçari me iniciale O.DH., u qëllua me thikë nga 22-vjeçari Kid Koshena. Fillimisht ka qenë i plagosuri që goditi me shishe në kokë Koshenën, ndërsa ky më pas e qëlloi me thikë, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë. Konflikti mes tyre ndodhi për një borxh të pakthyer, ndërkohë që edhe para më shumë se 3 javësh Kid Koshena dhe një tjetër kishin dhunuar sërish 21-vjeçarin.
Në një komunikatë për mediat, Policia e Tiranës bëri të ditur se, O.Dh 21 vjeç, ishte goditur me thikë dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën nga 22¬-vjeçari Kid Koshena, tashmë i arrestuar nga Policia dhe që dyshohet se është mik i Emiljano Shullazit. Por ky konflikt nuk ka rezultuar të jetë i pari mes dy personave, pasi një i tillë kishte ndodhur edhe më parë, kur Kid Koshena dhe Klajdi Gjeçi, kishin dhunuar 21-¬vjeçarin, për një borxh të pakthyer. Gjeçi njihet si mik i Shullazit, ndërkohë që pas ngjarjes Kid Koshena arriti t’i shpëtonte policisë, ndonëse nga konflikti mbeti i plagosur.
Përpara grupit hetimor, i riu i plagosur ka thënë se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë, pasi ai iu kishte borxh dy personave një vlerë të caktuar monetare, të cilat nuk kishte pasur mundësi që tua kthente.