Petrov kthehet te Aston Villa

Nga lufta me sëmundjen e rëndë, tek rikthimi në fushën e blertë. Bëhet fjalë për-ish kapitenin e Aston Villës, bullgarin Stilijan Petrov, i cili në vitin 2012 u diagnostikua me sëmundjen e rëndë të leuçemisë. Një lider i vërtetë Petrov, i cili pasi mori vesh për sëmundjen u shpreh se kjo ishte betaja e radhës për të dhe shprehu sigurinë se edhe në këtë betejë do të dilte fitues. Që nga ai moment nisi dhe kalvari i gjatë dhe i mundimshëm për familjarët e bullgarit, por dhe për vetë futbollistin. Stiljan nuk hoqi dorë kurrë dhe sot ai ka arritur të dalë fitues në betëjë më të rëndësishme të jetës së tij.
Pas një periudhe të gjatë të kaluar nëpër spitale mesfushori është rikthyer stërvitjes me skuadrën e tij, Aston Villa, që këtë sezon do të luajë në Championship. 36-vjeçari pas 3 vitesh shkëputje nga futbolli i luajtur, ende nuk e di nëse do të arrijë të luajë ndonjë takim. Trajneri i Aston Villës, Robertto Di Matteo deklaroi se, Stiljan Petrov do të udhëtojë me skuadrën në drejtim të Austrisë për të nisur fazën parapërgatitore dhe më pas do të marrë një vendim nëse Petrov do të rikthehet sërish në fushë për të bërë atë që di të bëjë më mirë, të luajë futboll.